Në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Greqi më 21 maj, kandidojnë edhe dy shqiptarë, respektivisht për dy partitë e majta opozitare, SYRIZA dhe PASOK.
Antilian Koxhaj nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.
Ndërkohë, Fatos Malaj pjesë e partisë PASOK kandidon për herë të dytë në zonën A të Athinës, pasi në 2019 nuk siguroi mjaftueshëm vota, për tu futur në Parlament.
Malai ka lindur në Delvinë dhe prej më shumë se 20 vitesh punon në sindikata që kanë advokojnë të drejtat e emigrantëve në Athinë, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Seksionit për të Drejtat e Njeriut dhe Politikat e Imigracionit në Lëvizjen “Ndryshim”.
Faktin që ka qenë shumë aktiv për të drejtat e emigrantëve, jo vetëm shqiptarë, por edhe të emigrantëve grekë që ikin nga vendi i tyre, Malaj e nënvizoi edhe gjatë një interviste të dhënë sot për emisionin “Tirana Live”.
Edhe pse SYRIZA dhe PASOK janë në garë me njëra-tjetrën në këto zgjedhje, Malaj tha se aid he Koxhaj nuk mund të konsiderohen kundërshtarë, pasi të dy garojnë në zona të ndryshme dhe për më tepër kanë për qëllim të përbashkët të drejtat e emigrantëve.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që shqiptarët të votojnë Koxhaj, pasi dhe pse për një parti tjetër ai do përfaqësojë të drejtat e tyre në parlament.
“Sfida është shumë e madhe dhe e njoh atë djalin është një djalë i përgatitur, ai nuk është në zonën time dhe pse është pjesë e një partie tjetër kundërshtare është e rëndësishme që emigrantët shqiptarë të shkojnë ta votojnë. Në zgjedhjet e para mendoj se nuk do të arrijë që të krijojë qeverinë ndaj do të shkojmë në zgjedhje të dyta. PASOK që unë përfaqësoj synim kryesor ka pasur të drejtat e njeriut dhe për emigrantët që është e vetmja forcë që lejon që të marrin pjesë në votime dhe nëse nuk kanë nënshtetësinë. Është ajo forcë që në 2010 u dha mundësi emigrantëve që të votojnë dhe pa pasur shtetësi. Është ajo forcë që krijoi në çdo bashki krijoi përfaqësues për çdo bashki. Në 2010 u dha të drejtë emigrantëve që të lëviznin vetëm me një vërtetim, ka kaluar në parlament ligjet më të favorshme për emigrantëve”, është shprehur Malaj.