Provat që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur sot në Gjykatën për Saimir Tahirin, tregojnë edhe lidhjet që ish ministrit i Brendshëm ka me Orest Sotën. Këtij të fundit, më 1 nëntor iu gjetën në makinë një sasi prej 863.100 euro, për të cilat organi i akuzës ka dyshime se lidhen me aktivitete të paligjshme të Tahirit.
Sipas hetimeve të prokurorisë, të paraqitura në gjykatën e Krimeve të Rënda, “të dhënat e marra nga sistemi Tims japin njoftime për njohjen midin shtetasit në hetim Saimir Tahiri e ish-shoferit të tij, Gentian Çeka, me shtetasin Orest Sota dhe familjarët e këtij të fundit, për shkak të disa udhëtimeve jashtë shtetit, me automjete të njëjta”.
Udhëtime që Prokuroria i ka specifikuar (në shkresën më poshtë). /syri.net/