Moderatorja Kiara Tito është mërzitur shumë mbrëmjen e kaluar me sjelljen e këngëtarit Luiz Ejlli. Ky i fundit ka vendosur që t’i bëjë një rreng partneres së tij, e cila përpiqej që të fliste me të dhe ai e refuzonte.
Teksa ishin shtrirë për të fjetur, Kiara i thotë atij se nëse e pengon mund të ikë dhe këngëtari i tha se do e shohë të shtunën. Moderatorja i thotë gjithashtu se nëse situata me Efin mendon se ndikon keq tek ai, e ka gabim, se do ndikonte keq vetëm tek ajo dhe Efi. Pjesë nga biseda:
Kiara: Unë erdha për ty, nuk e dija se gjërat do të shkonin kështu.
Luizi: Kështu si?
Kiara: Më vjen shumë keq, por më beso se nuk ka ndikim te ty kjo gjë
Luizi: Në ç’kuptim tek unë?
Kiara: Nuk ndikon për keq. I vetmi njeri që i ha gjithmonë jam unë, mos ke merak
Luizi: Ça do hash?
Kiara: Nëse ka ndikuar për keq diçka, mund të ketë ndikuar tek unë, tek Efi, nuk ka lidhje me ty. Ka zgjidhje. Nëse për dy javë të pengojmë, e kemi zgjidhjen. Ça të pengon ty më shumë?
Luizi: Do e shohim të shtunën
Kiara: Këtu do jemi. Ke hallin e finalistit?
Luizi: Jo
Kiara: Ça?
Luizi: Do e shohim të shtunën të thashë
Kiara: Thashë se po qaje
Luizi: Jo moj
Kiara: Këtu do jemi që nuk të kam penguar
Luizi: Nuk flas kot
Kiara: Do më sqarosh të lutem
Luizi: Të shtunën
Kiara: Ka diçka në lidhje me ne të dy
Luizi: Po
Kiara: Çfarë
Luizi: Do e marrësh vesh të shtunën
Kiara: Ti e di se si i marr gjërat. Kur vjen nga hiçi
Luizi: Tapo mësohesh o Kiara
Kiara: O Lui, ç’pate o zemër, se të erdhi kështu direkt, ça dëgjove?
Luizi: Po vjen njeriu mbledh e mbledh, shpërthen. Njeri jam edhe unë dreqi e mori, nuk mbaj më as unë. Duro, më lë 24 orë ta mendoj.