• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vera 2022, më e nxehta që prej fillimit të matjeve

Sipas shërbimit të BE për ndryshimin e klimës, Copernicus, Evropa nuk ka patur asnjëherë një verë kaq të nxehtë që prej fillimit të matjes së temperaturave. Edhe shkrirja e akullnajave në Alpe arriti një rekord të ri.

13:40 : 21/04/2023
në AKTUALITET, BOTA

Zhvillimet klimatike thyen disa rekorde njëherësh në Evropë në vitin 2022, njoftoi shërbimi i BE për ndryshimin e klimës në BE, Copernicus. Kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar që prej fillimit të matjes së temperaturave. Shkrirja e akullnajave në Alpet europiane ishte aq e lartë sa kurrë më parë dhe i gjithë viti i kaluar ishte i dyti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë.

Temperaturat në Europë, sipas Copernicus, rriten rreth dy herë më shumë se mesatarja globale. “Klima që na pret, do të jetë shumë, shumë më ndryshe se klima, në të cilën jemi rritur”, u tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo, gazetarëve.

Valë ekstreme të nxehti dhe thatësirë

Vera e vitit 2022 u karakterizua nga një thatësirë ​​e madhe, që sipas Copernicus preku më shumë se një të tretën e Evropës, duke ndikuar në bujqësi, transport dhe furnizimin me energji. Për këtë luajti rol pjesërisht edhe fakti se në dimrin e kaluar ra më pak borë se zakonisht dhe valët e të nxehtit të madh në verë e rënduan situatën.

Lexo edhe:

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter

Spanien | Gewächshäuser in Almeria
Fotografi: Christian Pauschert/Zoonar/picture alliance

Në jugun e Evropës u rrit gjithashtu ndjeshëm numri i ditëve, që konsiderohen ditë me stres ekstrem nxehtësie (temperatura midis 38 dhe 46 gradë celsius). Këto temperatura konsiderohen të rrezikshme për shëndetin. Përveç kësaj rrezatimi i diellit në Evropë ishte aq intensiv si asnjëherë në 40 vitet e fundit.

Akulli i akullnajave arrin shkrirjen rekord

Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike edhe në Alpet Evropiane akulli nga akullnajat u shkri më shumë se kurrë më parë. Akullnajat e Alpeve humbën më shumë se pesë kilometra kub akull. Nëse këtë masë akulli do ta shtypnit në një kub, qoshet e kubit do të ishin rreth pesë herë e gjysmë më të larta se Kulla Eifel.

Përveç kësaj gjatë vitit të kaluar u rrit përqendrimi i gazrave serë në atmosferë. U shtuan si përqendrimi i dioksidit të karbonit ashtu edhe ai i metanit jashtëzakonisht të fuqishëm. “Reduktimi i emetimeve të gazrave serë është i domosdoshëm për të parandaluar ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike”, tha zëvendësdrejtoresha e Copernicus, Samantha Burgess.

Në Evropë ka “shumë mundësi për t`u adaptuar”, tha Daniela Schmidt, profesore e gjeoshkencave në Universitetin e Bristolit, në Britaninë e Madhe. Mundësitë lidhen me ofertën dhe kërkesën, ato konsistojnë ndër të tjera në investime në infrastrukturë. Por është i nevojshëm edhe edukimi i popullatës, për shembull për llojet e reja të shfrytëzimit të tokës, mënyrat për të kursyer dhe përdorur ujin në mënyrë më efikase./DW

Etiketa: klimangrohja globalenxehtesivre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

11:41 : 01/06/2026
AKTUALITET

‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter

10:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Kupola e nxehtësisë” sjell temperatura ekstreme, termometri drejt 40 gradëve

22:55 : 24/05/2026
AKTUALITET

OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

08:30 : 26/03/2026
AKTUALITET

Projekti për klimën dhe bujqësinë sërish “notë” negative, BB: Ka vonesa të theksuara në afate

12:00 : 17/02/2026
BOTA

Trump shfuqizon dispozitën kyçe për mbrojtjen e klimës

08:53 : 15/02/2026
Para

'Tap' me alkool, DETAJE nga plagosja e dy kushërinjve në Rrëshen

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom