• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DËSHMITË/ Vrasja e Toshkëzit, e dashura: Axeli më ngacmoi në Instagram! 18-vjeçari i kërkon ballafaqim

12:28 : 21/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT
Enzi Maze (majtas) Stivën Toshkëzi, Axel Hoxhaj (djathtas)

Enzi Maze (majtas) Stivën Toshkëzi, Axel Hoxhaj (djathtas)

Vrasja e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi pak pas mesnatës të së martës, pranë gjimnazit “Partizani” ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që bashkëpunëtori në ngjarje Enzi Maze doli sot para gjykatës dhe autori Axel Hoxhaj u dorëzua mbrëmjen e djeshme në polici.

Ngjarja tronditëse që ndodhi në Tiranë dhe ngre alarmin mbi rritjen e kriminalitetit tek të rinjtë, u pasurua sot me fakte të reja, pas paraqitjes së Mazes në gjyq, ku u la në burg nga togat e zeza dhe dëshmive të Hoxhajt dhe të dashurës së viktimës.

E dashura e Stivën Toshkëzit në dëshminë e dhënë për policinë ka deklaruar se 18-vjeçari Axel Hoxhaj e shqetësonte në rrjetin social Instagram, duke konfirmuar kështu deklaratën paraprake të Enzi Mazes, i cili tha për hetuesit se shoku i tij dëshironte të kishte një lidhje dashurie me vajzën në fjalë.

Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konfliktin mes Stiven dhe Axel, për të cilin ky i fundit i mori dhe jetën të riut.

Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin nxënës të se njëjtës klasë.

Lexo edhe:

Ulja e dënimit për Aksel Hoxhën/ Familja Toshkëzi: Si e manipuluan drejtësinë pazarxhinjtë e Apelit

Apeli uli dënimin për Aksel Hoxhën/ Nëna e Stiven Toshkëzit: Drejtësi e korruptuar! Ma vranë djalin për herë të dytë

Në dëshminë e tij për policinë, 18-vjeçari ka rrëfyer se tensioni mes tij dhe Toshkëzit kishte nisur para katër muajsh, kur 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre.

Hoxhaj ka treguar para hetuesve se viktima e akuzonte se ai i ngacmonte të dashurën, por 18-vjeçari që njihej si person problematik në shkollë dhe zonë ka mohuar këtë gjë.

“Komunikimi dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë”, ka thënë ai për hetuesit.

18-vjeçari më tej ka treguar se ka pasur një bisedë me Toshkëzin dhe e kishin lënë për tu takuar dhe sqaruar në lidhje me konfliktet e mëparshme.

Gjithsesi, ai është shprehur se në natën e krimit e ka parë rastësisht viktimën. “Qëllimi ka qenë të bisedonin”, është shprehur Hoxhaj duke pretenduar se viktima në atë moment ka nisur të flasë me tone të larta, gjë që sipas tij, ka agravuar situatën.

Më tej i riu pretendon se thikën me të cilën i mori jetën 20-vjeçarit, e ka pasur rastësisht me vete dhe për më tepër ka kërkuar ballafaqim me të dashurën e viktimës.

18-vjeçari dëshmoi se u largua nga vendi i ngjarjes pasi nuk ka menduar se Stiven Toshkëzi mund të kishte humbur jetën.

Gjithashtu Hoxhaj ka kërkuar që të rrëzohen akuzat për shokun e tij Enzi Maze, i arrestuar pas ngjarjes, duke thënë se ai nuk ka lidhje me konfliktin dhe ka qenë rastësisht i pranishëm në vendin e ngjarjes.

Sakaq, Enzi Maze doli sot para togave të zeza, ndërsa trupi gjykues ka vendosur t’a lërë prapa hekurave 18-vjeçarin duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Maze dukej i qetë dhe “i akullt” në qëndrim. Ai u mundua të shmangte kontaktin me sy me gazetarët dhe operatorët, duke drejtuar shikimin nga togat e zeza. I riu mohoi që të ketë lidhje me konfliktin midis Toshkëzit dhe Hoxhajt, duke thënë në sallën e gjyqit se u gjend rastësisht në vendngjarje.

“Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”, mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.

Por në dëshminë paraprake në polici, ai ka treguar të kundërtën duke thënë se kishte dijeni mbi përplasjet midis Axel Hoxhajt dhe Stivën Toshkëzit, për një vajzë e cila ndodhej në të njëjtën klasë me 18-vjeçarin.

Maze gjithashtu tha para hetuesve se e kishin lënë që do të sqaroheshin me viktimën, ndërsa ditën e ngjarjes i zunë pritë pranë gjimnazit “Partizani”.

Një tjetër fakt që rrëzon pohimet e sotme të Mazes para togave të zeza është videoja e kamerave të sigurisë, që tregon se ai tenton të bllokojë shokun e Stivën Toshkëzit që ndodhej pasagjer në mjetin që drejtohej nga 20-vjeçari.

Maze shihet duke i bllokuar derën atij, në momentin kur Axel Hoxhaj shkon në krahun e shoferit dhe godet me thikë Toshkëzin.

Etiketa: Axel HoxhajEnsi Mazestiven toshkezivrasje me thike

Lajme të lidhura

Gjyqtarja e Apelit Brikena Ukperaj, autori i vrasjes Aksel Hoxha
AKTUALITET

Ulja e dënimit për Aksel Hoxhën/ Familja Toshkëzi: Si e manipuluan drejtësinë pazarxhinjtë e Apelit

18:15 : 24/11/2025
AKTUALITET

Apeli uli dënimin për Aksel Hoxhën/ Nëna e Stiven Toshkëzit: Drejtësi e korruptuar! Ma vranë djalin për herë të dytë

12:54 : 19/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e Stiven Toshkëzi, Gjykata e Apelit dënon Axel Hoxhajn me 12 vite burg

16:19 : 18/11/2025
AKTUALITET

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit për të cilin drejtësia ka mbyllur sytë

22:10 : 02/05/2025
BOTA

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

20:46 : 02/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Stiven Toshkëzit, dënohet me 18 vite burg autori

21:39 : 30/03/2025
Para

Aksident i rëndë në Korçë/ Makina del nga rruga, vdes njëri nga vëllezërit (EMRI)

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom