Një betejë banderolash dhe banerash të vendosura në çdo cep të kryeqytetit dhe në disa prej bashkive të mëdha të vendit ka nisur mes socialistëve në pushtet dhe koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Teksa Edi Rama zgjodhi të aneksonte Erion Veliaj dhe të gjithë kryebashkiakët e tjerë për t’iu thënë qytetarëve në çdo bashki me banderolën klasike të PS “kurrë më mbrapa, vetëm përpara” se duhet të votojnë atë dhe jo koalicionin Berisha-Meta, përgjigja e opozitës ka qenë edhe më e fortë.
Posterit denigrues që mitizon Edi Ramën, opozita i është përgjigjur me një banderolë ku ironizon kryeministrin duke treguar ministrat e deputetët e PS që kanë përfunduar pas hekurave, si Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
Ndërkohë slogani “vetëm përpara” i Ramës tregon Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin që i pret qelia e burgut, pasi të tre janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.