• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga njohja me Dan Hutrën te arratisja nga shtëpia, rrëfimi i plotë i Alketa Hysenit

13:40 : 19/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Alketa Hyseni ka rrëfyer me detaje njohjen përmes një shkesi me Dan Hutrën në maj të vitit të kaluar dhe se si përfundoi fejesa e tyre më kërcënime e shantazhe.

Në emisionin “Me zemër të hapur”,  Alketa Hyseni tregoi se nuk kishte dijeni për të shkuarën kriminale të serial-killerit, i cili më 1 mars 2023 i ekzekutoi motrën dhe kunatën në banesë. Sipas saj, Dan Hutra kishte sjelle të dhunshme, madje e rrahur në mes të Durrësit ndërsa një ditë e ka futur në dhomë duke e kërcënuar se do e digjte të gjallë.

Ajo tha se mori vendimin për tu larguar nga banesa pas dyshimeve të Dan Hutrës për atësinë e fëmijës

Pjesë nga rrëfimi:

Jam njohur me datën 7 maj 2022. Një person i tretë më ka thënë mua që hajde pi një kafe me personin, as emrin s’dua t’ia përmend. Kemi pirë kafe para shtëpisë, fillimisht kishte sjellje të mirë, interesohej. Jemi takuar disa herë dhe me datën 24 maj kemi bërë fejesën. Shkesi quhet Sabri, e njihja si person, thjesht përshëndeteshim. Një ditë rastisa me të dhe më tha hajde pimë një kafe. Dan Hutra kishte kërkuar nuse nëpërmjet atij.

Në atë kohë nuk e dija që ishte në një lidhje. Ai fliste greqisht me dikë, por se dija kush ishte.

Lexo edhe:

‘Gjakun e lajm me gjak’/ Vrau me armë zjarri grabitësin shqiptar, sulmohet shtëpia e autorit

Bilanci i krimit: Në 6 muaj 19 vrasje, ende të pazbardhura 6 atentate

Pse të përzgjodhi ty shkesi?

Jeton afër nesh dhe merrej me këtë punë, shkuesinë. Më tha ‘është djalë i mirë, hajde njihje”. Ashtu ishte fillimisht, sillej mirë. Kur më tha ‘dua të pi kafe me familjen tëndë’, unë s’kam dashur. Ai ka marrë motrat në telefon dhe e ka përhapur vetë, pa i dhënë fjalën unë.

Unë u fejova me të, por nuk kishim bërë letrat. As 1 muaj nuk kam bashkëjetuar me të.

29 maj kemi bërë një drekë në Kukës tek një lokal, nuk ia ka kërkuar askush. I thashë “jo, s’ka pse”. Ishte një drekë e thjeshtë. Në drekë u acarua se sipas tij i kishin vjedhur 1 mln lekë, po zihej me nënën e vet dhe po bënte debat.

Jemi nisur në Tiranë dhe filloi të thoshte “çfarë ishin ata njerëzit e tu, që nuk dhanë lekë”.

Si ishte bashkëjetesa?

Ishte shumë e keqe, acarohej për gjënë më të vogël. Nuk i pëlqente e folura ime. I kam thënë ditën që piva kafen i thashë “dua të njoh”, më tha “nëse se bëjmë tani, nuk e bëj më”.

Që ditën kur shkova në shtëpi dhe bleva rrobat. Thotë kam harxhuar 6 mln lekë, shikojini dhe shiheni a kushtojnë aq apo jo.

Mua nuk më pëlqente diçka dhe thashë më mirë ta kthej. Shkuam për ta kthyer, por nuk pranoi. Gjatë rrugës i ra parakolpi makinës së tij dhe në momentin që i thotë nënës së vet do rregulloj makinën. I tha nëna “sa bën?”. Sa iku ai, nëna e tij më tha “ ti s’je njeri, ngeli duke harxhuar lekë për ty”. Unë nuk fola dhe kur erdhi Dan Hutra më pyeti çfarë kisha, dhe nuk i ktheva përgjigje. Pyeti dhe nënën e më pas nisi të përplasë gjërat.

Si e mësove shtatzëninë?

Nuk ndihesha mirë, ika të marr test me ish-vjehrrën dhe rezultoi se isha shtatzënë, E mora në telefon dhe më solli lule. Shkoi mori prindërit e mi dhe motrën. Pasi bëmë drekën familjare më tha do ikim të nesërmen të bëjmë ekon. Duke qenë se kam mish të huaj në bark, nuk shihej foshnja. Mjekja bashkë me këtë, thanë; do ikim tek spitali privat për të bërë analizat e gjakut. E bëra analizën dhe më tha ‘do i marrësh në darkë’.

Kisha rënë të flija dhe ai po priste analizat, kanë ardhur analizat në darkë nga ora 21-22:00. Jemi çuar në mëngjes dhe fjala e parë e atij ishte; “më ke gjak”.

Nuk më tha asgjë në darkë, pashë shqetësim, por s’më tha gjë.

Në mëngjes tha vetëm një fjalë vetëm “më ke gjak”. Më pas ishte heshtje totale nga nëna e tij dhe nga vetë ai.

Është thënë termi 45 ditëshe shtatzënë?

Mua s’më tha asgjë. Ia ka treguar atij, unë s’kam asgjë, letrat i ka marrë ai.

Në momentin që kam ikur nga shtëpia, gjëja parë që kam bërë ishte eko.

Atë ditë kam ikur, pasi më tha ato fjalë, kisha frikë sepse shihja heshtje të madhe. Telefonin tim e kishte ai. Motrat e Daan Hutrës marrin në telefon nënën e tij dhe më bëjnë me sëmundje të keqe, s’më tregojnë se isha shtatzënë. Madje ka shkuar tek e motra në Sauk dhe më ka numëruar ditët. E dinë ata të dy si i kanë bërë llogaritë dhe unë dilja sipas tyre 45 ditëshe.

Si ike?

Tentova të dal nga dera. Nuk më lanë që të iki të marr analizat. Nëna e tij s’më la. Pasdite hypi lart të pijë kafe me një komshije dhe çfarë s’ka thënë. Gjithë familja ime ishte e sharë nga ajo. “S’ka pasur nënë, s’kanë ditur ta edukojnë”. Unë ika nga pas shtëpisë pasi dëgjova fjalët. Nuk kam pasur telefon, shkova në Institut kam qarë vetëm dhe më pas më pa një komshie, më tha “po ti këtu?”. I thashë kur të shkosh në shtëpi thuaj mamit të mos bëhet merak sepse jam mirë.

U ktheva, shkova në shtëpi mbasi fola me të.

Filluan debatet dhe kërcënimet për shkak të fëmijës. I ka thënë motrës sime të ndjerë “Më bëj kafe”, ia ka bërë kafen dhe ka nxjerrë 10 mijë lekë e ka thënë babit “gocën ta kam lënë”. Është traditë dhe hoqëm unazat. Atë moment ndjeva sikur u lirova.

Kur fliste në gjuhën greke e dëgjoja që ishte një grua. Ishte shtrirë duke folur në telefon dhe po e dëgjoja, i tha shqip më pas “shpirt”. I thashë çfarë janë ato fjalë, më tha “s’janë gjë”.

Emrin për herë të parë ia kam dëgjuar atij, por edhe nëna e tij e dinte. Ata thoshin “e do për lekë”.

E dije që ka ekzekutuar bashkëjetuesen?

Nuk e dija. Unë fola me kunatën e tij dhe kur e mori vesh më tha “të djeg me benzinë”. Më kapi për krahu dhe më dërgoi në dhomë tha “të djeg tani”. Motra e tij ndërhyri duke iu lutur se ka qenë duke më djegur.

Kur hodhi lekët tek kafja çfarë tha?

Vazhdoi të kërcënonte, babait i futi thonjtë në fyt. Kërkonte lekët e shpenzimeve të drekës. Fillimisht tha janë 10 mln, pastaj tha 8 mln. Paratë janë kthyer nga kërcënimet e tij, 3300 euro.

Pse vjehrra nuk thotë që ai në qershor më ka rrahur në mes të Durrësit, sepse kështu i tekej atij. Pse nuk tregon se i kam prerë edhe thonjtë e këmbës asaj. Apo hajt të hedhim baltë mbi familje, s’kanë turp.

Kur bëre denoncimin aty e mësove?

Po aty mësova vrasjen dhe çdo gjë tjetër. I kam thënë për ADN-në e fëmijës, ta bëjë ku të dojë analizën, është i tiji.

Kam qenë që në fillim e gatshme, nuk ia ka mohuar askush të drejtën e fëmijës. Nëse e mban fjalën, të varet aty, siç ka thënë. Janë trillime të tij që i krijon me mendjen e tij dhe i beson./ BW

Etiketa: alketa hysenidan huttramasakerpaskuqanvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Gjakun e lajm me gjak’/ Vrau me armë zjarri grabitësin shqiptar, sulmohet shtëpia e autorit

21:14 : 01/07/2025
AKTUALITET

Bilanci i krimit: Në 6 muaj 19 vrasje, ende të pazbardhura 6 atentate

15:36 : 01/07/2025
AKTUALITET

“Kam shitur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tmerrshme: Si më shfrytëzuan për prostitucion

17:54 : 29/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

09:32 : 27/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite vret 4 palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një 15 vjeçar

22:10 : 26/06/2025
Para

Artileria në gatishmëri për zgjedhje/ Manastirliu shpenzon para dhe ribën ambulancat

TË GJITHA

Në 2018 u bë portieri më i shtrenjtë në histori, Arsenali firmos me spanjollin

21:33 : 01/07/2025

Trump: Musk nisi sulme sepse ia ndërpremë subvencionet për automjetet elektrike

21:19 : 01/07/2025

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, ndarja nga jeta duhet të provohet në gjykatë

21:16 : 01/07/2025

Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik, UKD: Po investohet!

21:16 : 01/07/2025

‘Gjakun e lajm me gjak’/ Vrau me armë zjarri grabitësin shqiptar, sulmohet shtëpia e autorit

21:14 : 01/07/2025

Zhduket pa gjurmë Eraldo Muçi, shoku i besuar i Aleksandër Sadikajt

21:04 : 01/07/2025

Protagonist me gol dhe asist, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore

20:58 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com