Një 35-vjeëar shqiptar me profesion furrxhi ka përfunduar pas hekurave në Itali pasi ka shfrytëzuar ambientin ku punonte për të fshehur lëndë narkotike.
Mediat vendase raportojnë se i riu kishte fshehur drogën në furrën e bukës dhe për qëllim kishte shpërndarjen e saj.
Gjatë kontrollit në furrën në Genova, karabinierët gjetën kanabis të ndarë në pako, që ishte vendosur brenda thasëve me miell që ndodheshin në magazinë.
Në banesën e 35-vjeçarit u gjetën edhe 9 mijë euro, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës.