• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia hakmerret ndaj Moldavisë për mbështetjen që i jep Ukrainës

09:54 : 17/04/2023
në BOTA

Ekonomia e republikës së vogël të Moldavisë po e paguan shtrenjtë që është pozicionuar në favor të Ukrainës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, e varur në tërësi nga energjia ruse për të mbijetuar, Moldavia po përballet me inflacionin më të lartë në Evropë për shkak të asaj që disa vëzhgues e quajnë shantazh energjetik nga Moska.

Republika e Moldavisë po kalon një nga momentet më të vështira ekonomike në historinë e saj të shkurtër si një vend i pavarur. Fqinji i saj ukrainas po përballet me agresionin rus, por Moldavia është nën sulm ekonomik.

Moska e ka ndëshkuar qeverinë pro-perëndimore të Moldavisë me një rritje drastike të tarifave të energjisë. Rezultati: një normë inflacioni që kalon 30% dhe një vend në prag të rrënimit.

Autoritetet moldave akuzojnë Kremlinin se po ndërhyn në politikën e këtij vendi duke shënjestruar ekonominë e tij.

Lexo edhe:

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

“Në 20 vitet e fundit kam numëruar rreth gjashtë embargo që Rusia ka vendosur ndaj produkteve të ndryshme si vera, frutat, perimet. Sa herë që qeveria moldave është para marrjes së një vendimi që konsiderohet në interesin kombëtar, atëherë ata ndëshkojnë njerëzit përmes ekonomisë”, thotë për Zërin e Amerikës, Ministri i Ekonomisë, Dumitru Alaiba.

Në vreshtat e Moldavisë, këtë e quajnë shantazh rus. Pas vitesh embargosh dhe presionesh, kjo kompani vendosi të ndalojë shitjen e verës në Rusi. Moska ishte klienti i tyre kryesor. Tani rusëve nuk u shesin asnjë shishe.

“Rusia e ka dëshmuar veten gjatë viteve se nuk është partner i besueshëm tregtar. Për industrinë e verës, ndikimi i parë ndodhi në vitin 2006 kur Rusia vendosi embargo ndaj verërave të Moldavisë. Më mashtroni një herë, turp të keni, por nëse më mashtroni dy herë atëherë turp duhet të më vijë mua”, thotë Eugen Comendant, Drejtor Operativ në Purcari, prodhuesi kryesor moldav i verërave.

Banorët e Moldavisë kanë marrë goditjen më të rëndë ekonomike, për shkak të kostos së papërballueshme të çmimit të energjisë.

Në rajonin autonom bujqësor dhe ndër më të varfërit, Gagauzi, situata ka bërë që shumica e popullsisë të kërkojë subvencione për të paguar faturat e energjisë elektrike. Autoritetet thonë se situata është e paqëndrueshme.

“Produktet ushqimore janë bërë edhe më të shtrenjta. Kur një familje shpenzon gati gjysmën e të ardhurave të saj për ngrohje dhe pothuajse të njëjtën shumë për ushqim atëherë si mund të mbijetojë? Zyrtarisht, katër të pestat e popullsisë janë në kufirin e varfërisë”, thotë Alexander Ternovskiy, deputet i asamblesë kombëtare të Gagauzisë.

Ekspertët thonë se vendi duhet të gjejë burime të tjera energjetike dhe të çlirohet nga manipulimi politik i Moskës.

“Moldavia është një nga vendet më të vogla në Evropë. Është e vështirë të gjesh një vend tjetër që importon gjithë energjinë që i nevoitet. Ne varemi 100% nga gazi rus”, thotë Veaceslav Ionita, ekonomist në institutin IDIS, organizatë studimore moldave.

Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Moldavia ka pësuar dëme të rënda nga lufta.

Betejat ushtarake mund të jenë larg, por në luftën hibride të Rusisë kundër fqinjëve të saj në Evropë, Moldavia është në vijën e parë të frontit. /VOA

Etiketa: luftemoldaviRusiUkrainevladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025
BOTA

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025
BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
BOTA

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025
RAJONI

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

10:07 : 21/10/2025
Para

Përplaset me kangjellat e rrugës në Kombinat, drejtuesi i mjetit largohet i pa shqetësuar/ VIDEO

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com