• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërthimi me tritol/ Kreu i PD: S’kam konflikte! Hila: Shkoi me vesh këpucët, e deshi Zoti (Video)

09:55 : 11/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Shpërthimi me tritol i makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, ishte një tronditje për politikën në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 07:10 të mëngjesit, në oborrin e banesës së Ndrecës, në fshatin Paçam.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’, por fatmirësisht ai nuk është lënduar dhe në vendngjarje ka vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, ndërsa dyshohet se shpërthimi është kryer me telekomandë.

Një provë e vlefshme që pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e shumta të sigurisë në banesën e kreut të PD, nga të cilat deri më tani mësohet se janë fiksuar lëvizjet e dy personave në orare të ndryshme.

Lexo edhe:

Shpërthim me tritol në Kurbin

Tritol marketit në Tiranë, pronari babai i Aldo Likës, dyshime për hakmarrje

 

1 nga 9
- +

Policia po bën këqyrjen e plotë të pamjeve, ndërkohë që nuk përjashtohet fakti se atentati mund të jetë një mesazh që lidhet me detyrën e Ndrecës si kreu i PD-së lokale, në prag të zgjedhjeve vendore.

Ndërkohë vetë Ndreca, pasi i shpëtoi atentatit, jashtë kamerave është shprehur për gazetarët lokalë që ndodheshin pranë banesës së tij se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek askush.

Të vetmet dyshime deri në këto momente janë ato të lidhura me fushatën elektorale, me shpërthimin që ndodhi 12 orë pasi të gjithë kandidatët për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës nga grupi “Alibeaj”, deklaruan tërheqjen nga gara.

Sakaq, në banesën e Ndrecës përveç forcave të shumta të policisë dhe prokurorit që po kryejnë veprime hetimore, ka mbërritur me shpejtësi edhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila.

Prej më shumë se një ore pranë Ndrecës ndodhet edhe kryetar i PD-së së Alibeajt në Vaun e Dejës, Gentian Ndoj dhe deputetja e Qarkut Shkodër, Greta Bardeli.

Ndoj dhe Bardeli nuk kanë nxituar të japin deklarata për mediat, por ish-deputeti demokrat Hila teksa qëndronte pranë gardhit rrethues të banesës së Ndrecës pati një komunikim tepër të shkurtër jozyrtar me gazetarët.

“Atë e ka dasht Zoti. Ka ndez makinën e ka shku me vesh këpucët. Ai vetë nuk është dëmtu, kjo ka rëndësi, pa të tjerat…”, është shprehur Hila.

I pyetur nëse shpërthimi ka qenë i telekomanduar, Hila është përgjigur: “S’e di. Nuk e di ça me thënë”.

LEXO EDHE:

E rëndë/ Hidhet në erë me tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës (FOTO)

Dalin PAMJET/ Shpërthim ka qenë i fuqishëm, shikoni si u shkatërrua makina e Ndrecës

Atentati/ Tritoli shpërtheu kur kreu i PD hipi në “Audi”, policia zbardh detaje

Etiketa: bashkia e Vaut të DejësBernard NdrecaGreta Bardeli Gjonishperthim me tritolZef Hilazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tritol marketit në Tiranë, pronari babai i Aldo Likës, dyshime për hakmarrje

11:02 : 25/05/2026
AKTUALITET

DETAJE nga shpërthimi në Kinostudio, kush është pronari i marketit që ju vendos tritol /EMRI

10:20 : 25/05/2026
AKTUALITET

Anonimët e fotovoltaikëve/ U krijuan ditën e tenderit, kush janë fituesit e Kristian Shkrelit të Vaut të Dejës

12:04 : 06/02/2026
BOTA

I vihet tritol në shtëpi/ Reagon reperi shqiptar: Kam disa prona, por ngjarja s’ka lidhje me mua

17:51 : 29/11/2025
AKTUALITET

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025
Para

Plagosja në veri të Mitrovicës, mediat serbe: Policia e Kosovës qëlloi mbi serbin

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom