Kitaristi i grupit të famshëm ‘ABBA’, Lasse Wellander, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e trishtë e kanë dhënë familjarët e muzikantit suedez me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, shkruajnë mediat e huaja.
“Me pikëllim të papërshkrueshëm duhet të njoftojmë se Lasse ynë i dashur ka ndërruar jetë. Lasse kohët e fundit ishte sëmurë me kancer metastatik dhe ndërroi jetë të Premten e Madhe, i rrethuar nga të dashurit. Ai ishte një muzikant i mrekullueshëm dhe i përulur, por mbi të gjitha ishte një bashkëshort, baba, vëlla, xhaxha dhe gjysh i mrekullueshëm. I sjellshëm, i sigurt, i dashur dhe shumë më tepër, që nuk mund të përshkruhen me fjalë. Një pikë kthese në jetën tonë, dhe është e pabesueshme që tani duhet të jetojmë pa ty. Ne të duam dhe na mungon shumë”,– thuhet në postimin e familjes së Lasse.
Lasse Wellander filloi të luante kitarë si fëmijë dhe mori pjesë në grupe në zonën ku jetonte në Nora, Suedi. Ai filloi regjistrimin me ABBA – Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, në tetor 1974, duke u shfaqur në hitet e tyre Intermezzo No.1 dhe Crazy World. Ai ka luajtur me ‘ABBA’ në vitet 1970 dhe 1980 dhe ka bashkëpunuar në albumin e fundit të grupit suedez, 2021’s Voyage.