• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tërhiqu nga tenderi”/ Kërcënuan biznesmenin se do t’i vrisnin familjen, 3 në pranga (Emrat)

11:03 : 10/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Tre persona janë arrestuar dhe një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim, pas një aksioni të Operacionales dhe policisë së Elbasanit për të çuar pas hekurave grupin që ka kërcënuar me jetë administratorin e një kompanie private për t’u tërhequr nga gara për një tender.

Mësohet se katër personat në fjalë, kanë kanosur administratorin e firmës në Cërrik, duke i kërkuar të hiqte dorë nga procedura e konkurrimit për një tender të bashkisë së Tiranës.

Shtetasi E. M. ishte kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij, por pavarësisht presionit nuk ka pranuar të tërhiqet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tenderi”, u vunë në pranga shtetasit: Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç; dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’, përfituese e 28 tenderave, 13 prej tyre kontrata publike të lidhura me Bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe:

“Më vijnë poshtë shtëpisë”/ Aktori i serialit turk ‘Osmani’ denoncon kërcënimet me jetë, Policia asnjë masë

Sarkozy kërcënohet me jetë në burg, ish-presidenti francez do të mbrohet nga dy oficerë sigurie

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Tenderi”.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar deri mëngjesin e sotëm.

Shtrënguan me anë të kanosjes, administratorin e një kompanie private, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal.

Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit: E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe  Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: 3 te arrestuarkercenim me jete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më vijnë poshtë shtëpisë”/ Aktori i serialit turk ‘Osmani’ denoncon kërcënimet me jetë, Policia asnjë masë

20:56 : 25/02/2026
BOTA

Sarkozy kërcënohet me jetë në burg, ish-presidenti francez do të mbrohet nga dy oficerë sigurie

16:12 : 22/10/2025
SPORT

Kërcënoi me jetë lojtarin në fushë, gjyqtari pritet të pezullohet nga Serie A

16:29 : 01/10/2024
AKTUALITET

EMRAT/ Kërcënuan presidentin e FSHF-së, arrestohen 5 persona në Durrës

18:40 : 31/08/2024
SHOW BIZ

Transgjinorja Edona James kërcënohet me jetë, kërkon ndihmën e policisë

12:44 : 29/08/2024
AKTUALITET

Zbulohen dy parcela me kanabis në Mat, arrestohen 3 persona, ndiqet penalisht dhe kryeplaku

11:39 : 24/08/2023
Para

Grupi Alibeaj “tradhtohet” nga demokratët në Vaun e Dejës, mbështetet kandidati i Berishës

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom