• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vdes në moshën 103-vjeçare, prokurori i fundit i mbijetuar që dënoi nazistët

11:51 : 09/04/2023
në BOTA

Ka humbur jetën në moshën 103 –vjeçare prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet e Nurembergut, i cili arriti të sjellë para drejtësisë pas Luftës së Dytë Botërore qindra nazistë që kryen krime lufte, Benjamin Ferencz.

Ferencz, një jurist i shkolluar në Harvard, gjykoi disa oficerëve gjermanë që drejtuan skuadra të ndryshme vdekjeje gjatë luftës.

Mediat e huaja shkruajnë se, Ferencz vdiq në një strukturë të asistuar të jetesës në Boynton Beach, Florida.

Ndër të tjera në media shkruhet se ai e ka marrë detyrën kur ishte vetëm 27 vjeç kur shërbeu në Nuremberg si prokuror në 1947. Të pandehurit nazistë, duke përfshirë Hermann Goering, u ulën në bankën e të akuzuarve për një seri gjyqesh për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë Holokaustin.

Për dekada, ai mbështeti krijimin e një gjykate penale ndërkombëtare. Këtë e arriti duke krijuar gjykatën ndërkombëtare në Hagë të Holandës. Ai ishte gjithashtu një donator i madh për Muzeun Përkujtimor të Holokaustit të SHBA-së, i krijuar në Uashington.

Lexo edhe:

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

“Sot bota humbi një lider në luftën për drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe krimeve të lidhura me to”, shkruhet në një postim në Tëitter nga Muzeu i Holokaustit në SHBA.

Në Nuremberg, Ferencz shërbeu si prokuror i përgjithshëm i SHBA-së në gjyqin e 22 oficerëve që drejtonin skuadrat e vrasjeve paraushtarake të njohur si Einsatz Gruppen dhe që ishin pjesë e famëkeqit nazist SS.

Këto grupe kryenin vrasje masive. Hebrenjtë, ciganët dhe të tjerët u shënjestruan, kryesisht civilë gjatë luftës në Evropën e pushtuar nga gjermanët dhe ishin përgjegjës për më shumë se një milion vdekje.

 “Me pikëllim dhe shpresë ne zbulojmë këtu masakrën e qëllimshme të mbi 1 milion burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm dhe të pambrojtur,” ka thënë Ferencz në fjalën e tij hyrëse në gjyq.

Në gjykatë, Ferencz dokumentoi se të pandehurit kryenin plane metodike dhe afatgjata për të shfarosur grupet etnike, kombëtare, politike dhe fetare “të dënuara me mendjen naziste”. “Gjenocidi – shfarosja e klasave të tëra të qenieve njerëzore – ishte instrumenti kryesor i doktrinës naziste”, kishte thënë ai. Të gjithë të akuzuarit u dënuan.

I lindur më 11 mars 1920 në Transilvani, Rumani, Ferencz ishte 10 muajsh kur familja e tij u shpërngul në SHBA. Ai u rrit i varfër në “Hell’s Kitchen” Nju Jork. Pas diplomimit në Fakultetin Juridik të Harvardit në vitin 1943, ai iu bashkua ushtrisë amerikane. Ferencz luftoi në Evropë përpara se të bashkohej me divizionin e sapoformuar të krimeve të luftës të ushtrisë amerikane.

Ferencz vazhdoi të sekuestronte dokumente dhe prova nga kampet naziste të vdekjes si Buchenwald kur ato u çliruan nga forcat aleate. Kudo ai pa skena të mjerimit njerëzor, duke përfshirë grumbuj kufomash të rraskapitura dhe krematoriumet ku u dogjën një numër të pallogaritshëm trupash.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1945, Ferencz u thirr, si përfaqësues i SHBA-së, në gjyqet e Nurembergut për krimet e luftës. Në qytet, para luftës, udhëheqja naziste kishte mbajtur shumë mitingje propagandistike.

Në një intervistë të vitit 2018 me Shoqatën Amerikane të Avokatëve, Ferencz tha se “ajo që ishte më e rëndësishme për ato gjyqe ishte se ata na dhanë një pasqyrë të mentalitetit të vrasësve”.

Pas gjyqeve të Nurembergut, Ferencz punoi pa u lodhur për të siguruar që viktimat dhe të mbijetuarit e Holokaustit të merrnin dëmshpërblime.

Më vonë, ai mbështeti krijimin e një gjykate penale ndërkombëtare. Në vitin 1998, 120 vende miratuan Statutin e Romës për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila hyri në fuqi në 2002.

Etiketa: nazistenderron jeteprokuror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025
AKTUALITET

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

19:52 : 13/09/2025
BOTA

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025
BOTA

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

16:49 : 11/08/2025
AKTUALITET

“Ça karriere ka Arben Rakipi?”/ Avokati: Një ish-prokuror mediokër që do ishte shkarkuar për paaftësi

21:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

U aksidentua në kantierin e Paskuqanit, punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

21:21 : 07/08/2025
Para
FOTO ilustruese

Dy persona të armatosur grabisin një banesë në Lushnje, e moshuara vetëm në shtëpi

TË GJITHA

Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025

Vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore, trashësia arrin në 20 centimetra

18:16 : 02/10/2025

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025

Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s, kjo do të ishte një marrëzi!

18:06 : 02/10/2025

Arrestohet shitësja e rrobave në aeroportin italian, iu gjetën në stomak 120 qese me h*roinë

18:00 : 02/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, PD mbledh kryesinë

17:51 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com