• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për dy muaj çmimi u rrit me 100 lekë/kg, qepët më të shtrenjta se luleshtrydhet

15:03 : 06/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Eksporti i qepës drejt vendeve të rajonit dhe ulja e prodhimit në qarqet kryesore që e prodhojnë atë, ka rritur në mënyrë atipike rritjen e çmimit të saj në vend. Situatë që në fakt po ndodh edhe në botë e cila është zhytur në një krizë qepësh dhe çmime ekstremisht të larta.

Muajin e fundit, çmimet e qepës kanë ndjekur vazhdimisht një trend rritës duke prekur këto ditë nivelin e 180 lekë/kg krahasuar me 70-80 lekë/kg që ishte dy muaj më parë.

Shtrenjtimi i çmimeve të saj po vazhdon zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët.

Sipas vetë tregtarëve, kjo situatë ka ardhur nga rënia e prodhimit në Korçë, prodhuesi kryesor në vend. Ata thonë se po hasin vështirësi sidomos në furnizimin me qepë të kuqe për shkak të këtij reduktimi.

“Nuk e di nëse ka ardhur si shkak i tkurrjes së popullsisë apo faktit që këto dy vitet e fundit fermerët në zonën e Korçës me të cilët bashkëpunoj kanë patur më shumë tendencën për të mbjellë misër dhe grurë, për shkak të luftës. Por ka disa kohë që hasemi me mungesë dhe jemi detyruar që të importojmë”, thotë një tregtar që shet në rrugën e Elbasanit.

Lexo edhe:

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

Rrogat rriten, por çmimet shtrenjtohen më shumë! Paga reale vlen 150 euro më pak se në 2020-n

Për të treguar ndryshimin e lartë në çmim që ka pësuar qepa, ai thotë se luleshtrydhet të cilat në këtë sezon supozohet që të shiten më shtrenjtë, po tregtohen me 100 lekë ndërsa qepët po prekin nivelin e 200 lekëve/kg.

I pyetur nëse është hasur me komente të idhëta nga qytetarët, ai thotë se “asnjë prej tyre nuk ka ikur pa u ankuar.”

“Qepa është një ndër përbërësit më kryesorë në kuzhinë dhe sidomos amvisat, të gjitha janë ankuar. Duke qenë se është një ndër produktet që duhet të blejnë më shpesh, kam patur raste që janë detyruar të lënë perime të tjera, në mënyrë që të blinin qepët. Por dhe unë nuk kam çfarë të bëj sepse vetë i marr me kosto të lartë nga furnizuesit”, thotë ai duke shtuar për të disatën herë faktin që kjo situatë shkon si zinxhir, si për të dashur të shfajësojë veten.

Gjeografia e importeve të qepës sipas tij është kryesisht nga Holanda, Egjipti dhe Gjermania.

Qytetarët që ndihen të pambrojtur karshi çmimeve të larta, kërkojnë që kjo rritje të kontrollohet nga institucionet por nga ana tjetër fermerët shprehen të kënaqur për shkak se kanë eksportuar në masë në Kosovë dhe Maqedoni.

Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar thotë se duke qenë se ne për fruta-perimet kemi vetëm një treg, çmimet i diktojnë të gjithë ato që e menaxhojnë këtë treg.

“Duke qenë se qeveria nuk i mbështet mjaftueshëm me subvencione fermerët shqiptarë, prodhuesit vendas nuk i amortizojnë dot kostot nëse i shesin më lirë në tregun vendas. Kështu që ata zgjedhin që të eksportojnë ndërsa grumbulluesit drejtohen nga importi”, shprehet ai.

Në një situatë të tillë kur ky nuk është i pari rast që tregun e dominojnë produktet e importit me çmime të larta, Rrapaj shprehet se është e rëndësishme që të rritet masa e subvencionimit, të ndryshohet paketa fiskale dhe që të krijohet një bursë për këta produkte.

Turqia dhe Kazakistani janë ndër vendet që kanë kufizuar eksportet; në Filipine, qepët kontrabandohen. E gjithë situata nisi në Filipine, kur qepët u shtrenjtuan aq shumë sa njerëzit e krahasuan me ajrin. Për momentin, një kg qepë atje po shitet për 13 dollarë. Mungesa e qepëve çoi në një rritje të kontrabandës.

Në dhjetor të vitit të shkuar, autoritetet gjetën 50.000 kilogramë qepë të fshehura midis pastave të importuara dhe produkteve të bukës. Më 22 dhe 23 janar, doganierët kapën rreth 474 mln euro qepë të kuqe në portin e Zamboangës, sipas një raporti në France24. Nëse duhet t’u besohet ekspertëve botërorë, më e keqja nuk ka ardhur ende.

Kostoja e qepëve në botë është katërfishuar gjatë katër muajve të fundit, sipas raportimeve të mediave.

Vitin e kaluar, Europa përjetoi thatësirë dhe Holanda, e cila është eksportuesi më i madh në botë i qepëve, u godit. Kjo çoi në një rritje të çmimeve të qepëve në shumë vende./GazetaSi

Etiketa: cmimi i qepesqepeRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

12:44 : 21/05/2026
AKTUALITET

Rrogat rriten, por çmimet shtrenjtohen më shumë! Paga reale vlen 150 euro më pak se në 2020-n

11:39 : 19/05/2026
AKTUALITET

Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”

15:07 : 17/05/2026
AKTUALITET

Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen ekonomike

16:52 : 15/05/2026
AKTUALITET

Qyteza drejt shpopullimit, Këlcyra e dorëzuar përballë rritjes së çmimeve

12:36 : 09/05/2026
AKTUALITET

Fillojnë të ndihen pasojat e luftës, inflacioni kërcen në 2.8%, niveli më i lartë në dy vjet

13:06 : 08/05/2026
Para

PS kërkoi çregjistrimin nga lista, reagon Tusha: E dinë çfarë i pret në Shijak më 14 Maj

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom