• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VIDEO +18/ Pamje të rënda nga vrasja e ish-presidentit të Jemenit

14:35 : 05/12/2017
në BOTA

Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh është vrarë gjatë luftimeve të fundit me ish-aleatët e tij.

Mediet e kontrolluara prej lëvizjes rebele Houthi citojnë zyrtarë të kenë deklaruar “fundin e krizës së milicisë tradhtare me vrasjen e udhëheqësit të saj”.

Burime nga partia e Kongresit Popullor, të ish-presidentit Saleh kanë konfirmuar gjithashtu vdekjen e tij. Pamje dhe video që kanë qarkulluar “online” tregojnë trupin e një burri që i ngjan Salehut, me një plagë të rëndë në kokë.

Deri javën e kaluar, mbështetësit e Saleh kanë luftuar së bashku me rebelët Houthi në një luftë kundër presidentit aktual të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi. Por, tensionet afatgjata politike dhe grindjet për kontrollin e xhamisë kryesore në kryeqytetin e kontrolluar prej rebelëve, Sanaa, detyruan luftime të ashpra që kanë lënë mbi 125 persona të vdekur dhe 238 të plagosur që prej mesnatës së të mërkurës.

Të shtunën, Saleh ofroi “kthim faqeje” në lidhje me raportet me koalicionin e udhëhequr nga sauditët në mbështetje të presidentit Hadi, nëse ky koalicion do të ndalte sulmet në Jemen dhe do t’i jepte fund bllokadës therëse ndaj vendit.

Lexo edhe:

Bota po armatoset! Rekord i ri i shpenzimeve ushtarake

A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

Koalicioni dhe qeveria e Hadit mirëpriti komentet, por rebelët Houthi akuzuan Salehun se po kryente një “puç” kundër një aleance, në të cilën ai nuk kishte besuar kurrë.

Më shumë se 8.670 persona kanë vdekur dhe rreth 50 mijë të tjerë janë plagosur, që kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët ndërhyri në luftën civile të Jemenit në mars të vitit 2015, sipas Kombeve të Bashkuara.

Konflikti dhe bllokada ndaj vendit ka lënë gjithashtu rreth 20.7 milionë banorë në nevojë të skajshme për ndihma humanitare, duke krijuar atë që mund të konsiderohet si emergjenca më e madhe për ushqim në botë, e shoqëruar edhe nga shpërthimi i kolerës që besohet të ketë shkaktuar të paktën 2.211 njerëz që prej prillit.

Etiketa: bota

Lajme të lidhura

BOTA

Bota po armatoset! Rekord i ri i shpenzimeve ushtarake

09:47 : 28/04/2025
BOTA

A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

09:04 : 16/04/2025
BOTA

Shëtitja e familjes përfundoi në tragjedi, dalin pamjet e rrëzimit të helikopterit në lumë

08:44 : 11/04/2025
AKTUALITET

Vazhdon “pandemia”: Të presin e të shofim

19:29 : 25/03/2025
BOTA

OKB: Më shumë se 150 fatkeqësi klimatike goditën botën në vitin 2024

16:18 : 19/03/2025
BOTA

Çfarë ndodhi? Bie Instagrami për 2 miliardë përdorues në botë

17:27 : 14/03/2025
Para

FOTO/ Transgjinorja e famshme shqiptare në ditët e fundit të jetës: Asgjë s’ka më kuptim…

TË GJITHA

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com