• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Më të ashpër me Kinën”, Von der Leyen: Të bashkëpunojmë, por edhe të mbrohemi

19:48 : 30/03/2023
në BOTA

Evropa duhet të tregohet më e ashpër me Kinën, ka deklaruar Ursula von der Leyen, e cila e ka përshkruar Pekinin si “më autoritar në planin e brendshëm dhe më kërkues në atë të jashtëm”.

Në prag të udhëtimit në Pekin bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian konkretizoi tonin për epokën e re të marrëdhënieve BE-Kinë.

“Besoj se nuk është as e udhës dhe as në interesin e Evropës të shkëputet nga Kina. Marrëdhëniet tona nuk janë bardhezi dhe as përgjigjja jonë s’mund të jetë e tillë. Prandaj duhet të fokusohemi tek ulja e rrezikut dhe jo tek shkëputja”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.Vizita e Von der Leyen dhe Macron vjen pas një takimi mes presidentit kinez me Vladimir Putin në Moskë dhe frikës së Perëndimit se dy vendet po intensifikojnë raportet, me Pekinin që mund të mbështesë agresionin rus.

“Çdo plan paqeje që konsolidon aneksimet e Rusisë është thjesht i pazbatueshëm. Duhet të flasim hapur lidhur me këtë çështje. Se si do të ndikojë Kina tek lufta e Putin do të ndikojë në përcaktimin e të ardhmes së marrëdhënieve BE-Kinë”, u shpreh Von der Leyen.

Presidentja shtoi se, Kina synon të përdorë dobësinë e Rusisë për të përforcuar pozitën e saj gjeopolitike dhe influencën globale të saj.

Lexo edhe:

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

Putini i hapur për dialog, por me kushte

“Është e qartë se Kina e sheh dobësinë e Putin si një mënyrë për të rritur ndikimin e saj ndaj Rusisë. Dhe është po ashtu e qartë se balanca e fuqisë në këtë marrëdhënie, që për shekullin e fundit ka qenë në favor të Rusisë, tani ka ndryshuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Duke reaguar ndaj fjalimit, Mikko Huotari, shef i Institutit Mercator për Studimet e Kinës, i sanksionuar nga Pekini, tha për Euronews se BE duhet të përshtatet ndaj një bote më dypolare.

“Ne nuk mund të kemi një marrëdhënie mirëbesimi me Kinën për sa kohë ajo mbështet makinën luftarake të Rusisë. Ndaj, në vend që të na tregojnë të tjerët se çfarë duhet të bëjmë në hapësirën tonë, më mirë t’i përcaktojmë vet kushtet e angazhimit. Është diçka që duhet bërë. Ka rreziqe që mund të rriten. Vartësia jonë është e lartë në disa aspekte dhe tensionet gjeopolitike përreth Kinës po rriten. Ndaj është diçka urgjente. Por, në të njëjtën kohë, t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur dhe të mos humbasim përqendrimin”, tha Mikko Huotari.

Von der Leyen tha gjithashtu se BE duhet të rivlerësojë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Investimeve me Kinën, një akord tregtar që ka mbetur pa u ratifikuar prej 2021-shit.

Etiketa: kinaPutinvonder layn

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026
BOTA

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026
BOTA

“Putini po rrëmbën fëmijë, kam prova”, Franca sekuestron anijen “hije” të Rusisë, kërcënon Kremlini

16:56 : 01/06/2026
BOTA

Kina paralajmëron në OKB: Rendi botëror po ndryshon me shpejtësi

14:54 : 27/05/2026
BOTA

BE-ja drejt përplasjes tregtare me Kinën?

18:28 : 25/05/2026
BOTA

Kallas: SHBA-ja, Kina dhe Rusia kërkojnë një Evropë të ndarë

18:11 : 17/05/2026
Para

Kandidati i Alibeajt për Këshillin Bashkiak të Durrësit i bashkohet Igli Carës

TË GJITHA

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026