Nëse jeni bezdisur nga pozicionet klasike, dhe dëshironi të eksperimentoni në seks, është momenti i duhur të shijoni magjinë e seksit në vaskë. Edhepse kjo metodë mund të duket e pakëndshme dhe e vështirë për t’u praktikuar, me pak truqe mund të jetë seks i përkryer dhe i egër.
E tëra që ju nevojitet është pozicioni i duhur – dhe ne po ju sjellim 4 pozicione të tilla!
Pozicioni 1: Me këmbë të ngritura
Qëndroni e mbështetur në murin e dushit ndërsa partneri le të jetë përballë jush. Më pas mbështeteni njërën këmbë në belin e tij. Mund t’i propozoni atij të mbahet në gjunjët tuaj për siguri dhe rehati. Në këtë pozicion asgjë nuk mund të shkojë keq, pasi ju keni mbështetjen nga të dyja anët – muri dhe duart e tij të forta. Ky pozicion është shumë intim pasi gjatë gjithë kohës e keni kontaktin me njëri-tjetrin, gjë që e bën edhe më epshor aktin.
Pozicioni 2: Qendrimi ‘Doggy Style’
Veni shuplakat tuaja në murin e dushit dhe përkuluni në kënd 45 shkallë, ndërsa këmbët mbajini të gjunjëzuar paksa. Në këtë pozicion, partneri juaj mund të ketë një pamje të përsosur tuajën, por edhe qasje nga prapa. Ky pozicion është më i përshtatshëm për seks nën dush. Gjithashtu ky pozicion ka siguri të lartë sepse jeni të mbështetur në mur por edhe nga vet partneri, i cili në çdo moment shijon trupin tuaj duke u lagur nga uji.
Le të ulet partneri juaj poshtë vaskës duke i shtrirë këmbët e tij dhe më pas ju ta gllabëroni të tërin me epsh. Ka shumë mënyra se si të qëndroni sipër tij, por ju zgjedhni atë që ju pëlqen më shumë. Pozicioni kur femra është sipër mashkullit, i jep ndjesinë atij sikur femra po e kontrollon shpejtësinë dhe ritmin e lëvizjeve gjatë aktit.
Bonus: Rryma e lehtë e ujit dhe goditjet prapa shpinës, mund të ju nxisin për ngrohje edhe më të madhe në seks.
Pozicioni 4: Qëndrimi sikur jeni duke u depiluar
Veni këmbën në skajin e vaskës, sikur kur jeni duke u depiluar. Më pas, le të afrohet partneri juaj nga prapa ose para jush, në varësi të preferencës suaj. Ky pozicion mund të jetë pak më i përshatshëm dhe i rrezikshëm, por ofron kënaqësi të madhe. Nëse do ta praktikoni, kushtoni rëndësi këmbëve të lagura që mos të rrëshqitni nga skaji i vaskës. Ju propozojmë që të thani këmbët nga uji para se ta provoni.