• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmi ndaj televizionit, TCH: Gjurmë ADN-je në gëzhojën pranë makinës së autorëve

12:50 : 29/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur pranë makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e vetme deri më tani, me të cilën Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve.

Këtë të mërkurë, kanë përfunduar të gjitha akt ekspertizat e kryera në policinë shkencore që ndodhet në Sauk. Ka përfunduar ekspertiza ndaj targave të vendosura në automjetin e përdorur nga autorët në sulmin ndaj Top Channel.

Nuk është gjetur asnjë gjurmë në targë, madje ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit, që shuan flakët në “Përroin e Agait”, aty ku u gjet mjeti tip “Range Rover”.

Herët në mëngjes, policia shkencore ka kqyrur kallashnikovët për të kuptuar nëse janë përdorur në krime të tjera dhe rezulton se nuk janë përdorur.

Ndërsa për gëzhojën e gjetur në mjet, do të thirren gjashtë ekspertët që kanë qenë në vendngjarje me dyshimin se mos njëri prej tyre ka prekur gëzhojën pa përdorur doreza. Pas kësaj do të krahasohet me të të dhënat që ka policia shkencore.

Më pas, do t’i dërgohet Europol-it me seli në Lion. Kjo metodë është përdoru dhe në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

Hetimi po kryhet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.

Megjithatë, policia duket se nuk është aq optimiste për kapjen e autorëve dhe shpreson se publiku mund të ndihmojë dhe për këtë arsye ofron një shpërblim 100 mijë euro për këdo që ka informacion për autorët. Gjatë këtyre 24 orëve, disa persona kanë dhënë telefonuar në numrin e vënë në dispozion dhe të dhënat po verifikohen nga grupet e punës.

Lexo edhe:

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

Si ndodhi sulmi ndaj Top Channel

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë policia zbuloi itenerarin e autorëve të cilët duket se e njohin mirë zonën dhe e kanë mirëmenduar sulmin brutal. Ata kanë lëvizur në aksin Kashar – Rruga dytësore Tiranë-Durrës- Mëzez Autorët përdorët të njëjtën rrugë për tu larguar pasi kryen aktin për të shkuar në pikën fundore në “Prroi i Agait” në Kavajë ku braktisën armët dhe makinën.

Në sulmin ndaj Top Channel ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola janë përdorur dy armë zjarri. Nga verifikimi ka rezultuar se një kallashnikov ka qëlluar 20 herë ndërsa tjetri 6. Gëzhojat, armët dhe makina e autorëve u çuan në laborator për ekzaminim me qëllim gjetjen e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve.

Për këtë sulm, autorët kanë investuar mijëra euro, duke përdorur një mjet të vjedhur 3 vite më parë dhe targa të vjedhura rreth 3 muaj më parë.

Nga verifikimet e kryera nga polica, mjeti “Range Rover” që i përkiste një pushuesi nga Kosova, është vjedhur në Tale të Lezhës më 10 korrik te vitit 2020. Pamjet e kamerave të sigurisë së parkingut të një hoteli në Tale kanë fiksuar momentin kur dy persona me kapuç vjedhin makinën pasi e hapin me pult.

Kjo makinë pasi u përdor në sulmin ndaj Top Channel dhe u dogj nga autorët tashmë është një prove material.

Gjatë këtij 24 orëshi në policinë e Tiranës por edhe të Kavajës, Vlorës etj janë shoqëruar shumë persona që mund të kishin dijeni apo lidhje me sulmin përfshirë edhe ish-dhëndrin e viktimës, por të gjithë janë lënë të lirë pasi nuk janë gjetur prova për implikim.

/Top Channel/

Etiketa: top-channelvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025
BOTA

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në malin e Llogarasë! Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

10:13 : 08/08/2025
RAJONI

U gjet i groposur, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

10:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

08:28 : 07/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet/ “Bankers” pagoi Top Channel dhe Klan për të mos raportuar protestën e punëtorëve

15:56 : 05/08/2025
Para

Emigracioni/ Berisha: Kemi humbur 35% të popullsisë në 8 vite

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com