• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sëpatë “me leje”, Raqka i Korçës masakron pyjet në Vithkuq!

09:53 : 27/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, vijon skandalet me prerjet e pyjeve në zonat më të bukura në juglindje të Shqipërisë. Raqka ka bërë herë pas herë tendera të kamufluar, ku hap procedura për pastrime pyjesh, por në fakt sëpata kërcet edhe në pemë të reja dhe të pa dëmtuara.

BoldNews.al ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka hapur Bashkia e Korçës, ku objekti i kësaj procedure është “prerje, transport, stivosje dhe pastrim parcele”. Madje, për këto prerje, Raqka do të paguajë firmën fituese me një shumë prej 5.911.544 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 60 mijë euro. Pra, një “sëpatë me leje” mbi pyjet në Korçë.

Po në cilën zonë?!

1
2

Në foto: Masivi pyjor Shtyllas në zonën e Vithkuqit në Korçë

Lexo edhe:

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

Redaksia jonë mësoi se prerjet do të kryhen në zonën e Vithkuqit, në masivin pyjor Shtyllës, në afërsi të fshatit Çemericë. Zona është një nga më të gjelbëruarat, teksa është “mbrojtur” për vite me radhë. Por, hapja e rrugëve nga TAP-i ka sjellë që në atë masiv pyjor të shkojë sëpata.

Por sëpatë me leje! Pasi Raqka nuk mendon për mjedisin, por që të pasurohet duke masakruar pyje. Nëse më parë mijëra hektarë u prenë dhe u dogjën në zonë, kësaj herë bëhet gjithçka me disa letra, që në fakt janë vetëm mburojë, pasi zona pritet që të shpyllëzohet nga babëzia e krerëve të pushtetit lokal.

Shpallja e njoftimit të tenderit për prerje pyjesh në zonën e Vithkuqit

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, tenderi me objekt “prerje, transport, stivosje dhe pastrim parcele” ka një kohëzgjatje të kontratës deri në 31.12.2023, ndërsa proceset e punës si prodhimi i druve të zjarrit, transporti me kafshën ngarkim shkarkim dhe stivim dru zjarri dhe transport i largët do të kryhen deri në datën 30.09.2023.

Mësohet se zarfet do të hapen në datën 24 mars 2023 në Bashkinë e Korçës, teksa e njëjta bashki ka bërë edhe dhjetëra dokumente se ku do të ndërhyhet. Mësohet se emri i objektit është “rruga e traktorit”, në Njësinë Administrative Vithkuq në fshatin Çemericë.

Dokumentet shoqëruese të tenderit për prerje në zonën e Vithkuqit

Bashkëngjitur njoftimit të kontratës, Bashkia e Korçës ka përpiluar edhe disa specifikime teknike se ku do të ndërhyjnë. Ata shkruajnë se ndërhyrjet do të jenë në ekonominë pyjore “Sherrë – Panarit” dhe pritet që të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 24.4 hektarësh. Në letra shkruhet se objekti është vetëm përmirësim pyjesh, rrallime/pastrime, çlirime.

“Objekti ndodhet në afërsi të fshatit Çemericë, rreth 15 km larg nga qendra e Njësisë Administrative Vithkuq dhe rreth 40 km larg nga qyteti Korçës. Rruga auto i kalon ngastrës në pjesën e sipërme dhe fundore të saj. Deri më tani është trajtuar si grumbull pyjor me funksion prodhues/mbrojtës”, thuhet në të njëjta dokumente.

Harta e përdorur nga Bashkia e Korçës ku do të ndërhyhet, është e vetmja kurorë e gjelbër në zonë!

Bashkia e Korçës ka ngarkuar në Agjencinë e Prokurimit Publik disa harta ku do të ndërhyjnë në zonë, ku duket qartë se zona ku do të priten pemët është e vetmja me kurorë të gjelbër.

“Ngastra ka një reliev pothuajse kodrinor-malor në formën e një shpati me një lartësi mesatare mbi nivelin e detit prej 1453 m. Pjerrësia e ngastrës është 22 gradë. Veshja bimore është pyll me ah dhe shelg i egër, ka pjesëmarrje të rrallë Bredhi të Bardhë, artificial, Panje. Mesatare deri e mirë, uniforme nga sipër ngastrës, në Jug, kalon rruga auto ka dhe variante rrugësh verore”, thuhet në të njëjta dokumente.

Më tej vijon se “në kuadrin e prerjeve kulturore do të ndikohet mbi përbërjen, dendësinë dhe strukturën e grumbullit, dhe për rrjedhim edhe në  ndryshimin e kushteve mikroklimatike dhe edafike të pyllit”.

Etiketa: Bashkia Korçesotiraq filotender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
Para

Boçi publikon FOTON: Projekti për Elbasanin nis nga Qytetari!

TË GJITHA

‘Kriset’ bastioni i PS-së! Zgjedhjet në Vlorë, mes akuzave për korrupsion e patronazhim

17:53 : 06/11/2025

FOTO+EMRI/ Ky 21-vjeçari që humbi jetën në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore

17:53 : 06/11/2025

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

17:42 : 06/11/2025

Çfarë po ndodh? Jozi dhe babai i Stresit ulen në drekë pas muajsh përplasje

17:40 : 06/11/2025

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

17:24 : 06/11/2025

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish-finalistja e BBV tregon si është e vërteta

17:21 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com