• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një “killer” u nis nga Tirana për atentatin në Athinë? Dyshimet se ekzekutori i Ari Papës fshihet në Shqipëri

10:09 : 18/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i policisë greke që zbuloi pas dy vite hetimesh bashkëpunëtorët në vrasjen e 32-vjeçarit nga Saranda, Ari Papa. Ky i fundit, një emër i njohur i drejtësisë greke, i përfshirë në disa ngjarje si trafik droge, grabitje dhe i dyshuar për vrasje, u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal në Sepolia të Athinës në 30 maj 2021. Më parë tre atentate kishin dështuar ndaj tij në vitet 2007, 2009, 2021.

Në prangat e policisë ka përfunduar taksisti shqiptar i skeduar me tre emra, Xhulian, Ervin dhe Beniamin. Në skedat e policisë greke ai ka edhe 3 mbiemra të ndryshëm dhe dy vitlindje, 1974 dhe 1977, ndërkohë që rezulton me precedentë për trafik klandestinësh. Ndërkohë në pranga ka rënë greku S.F, 56 vjeç.

Këta të dy dyshohet se janë transportuesit e ekzekutorit kryesor, ende i paidentifikuar, por që ka dyshime se erdhi posaçërisht nga Tirana për të kryer vrasjen dhe është rikthyer sërish në Shqipëri. Sipas mediave greke, menjëherë pas të shtënave, autori është arratisur në këmbë drejt rrugëve “Panourgias” dhe “Avlonos”, ku e priste bashkëpunëtori i tij me një taksi. Mjeti ka lëvizur përballë rrugës nacionale “Athinë-Lamia”. Nga hetimet ka rezultuar se për ekzekutimin janë përdorur dy taksi. Njëra është ajo që drejtohej nga një prej bashkëpunëtorëve, ku hipi edhe personi i armatosur, ndërsa taksia e dytë drejtohej nga bashkëpunëtori tjetër. Ajo që i “tradhtoi” ata përveç kamerave të sigurisë janë antenat e celularëve pasi duket se kanë komunikuar me njëri-tjetrin teksa ndodheshin pranë vendit të sulmit, pak para dhe pak pas ekzekutimit.

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhivër i Sarandës, nuk rezulton të ketë fotografi as në regjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazmë”. Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eliminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qëllimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.

Lexo edhe:

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

ATENTATET NDAJ PAPËS
20.07.2007 kryhet atentati i parë ndaj Ari Papës. Ai u qëllua me armë në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleus” në Athinë. Papa mbeti i plagosur së bashku me shtetasin e huaj Georgio Tarnovalinski. Për policinë greke, sarandjoti Papa është i skeduar në këtë ngjarje si Aristidi Pappa.

26.05.2019 Ari Papa qëllohet rreth orës 20.40 me pistoletë në kofshë në vendin e quajtur “Stacioni Larisit”. U transportua menjëherë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku mori ndihmën e parë dhe shpëtoi nga rreziku për jetën. Gjatë kontrollit policia i gjeti në trup një sasi të vogël marijuane.

Në “Stacionin e Larisit” rreth orës 20.00 kur Ari Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, u qëllua me armë zjarri nga pasagjerët e një taksie. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku sërish i shpëtoi vdekjes. Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera. Papa tha për policinë se ndodhej në vendin e ngjarjes së bashku me dy shokë të tij të quajtur Orlando dhe Ani, të cilët jo vetëm që u larguan me vrap pas ngjarjes, por as e kontaktuan më pas për ta pyetur për shëndetin. Megjithatë policia përfundoi hetimet për ngjarjen duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës. Media greke pa u thelluar zbuloi se 3 të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38 vjeç (nën arrest), “Dorian” 32 vjeç (në kërkim) dhe “Landi” 30 vjeç (nën arrest). “Mili”, një shqiptar i rrezikshëm ishte i përfshirë dhe një ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti një Kallashnikov në një makinë në Kipseli.

Një ditë para kësaj ngjarje, pikërisht në 25 shkurt 2021, Papa ishte arrestuar nga policia greke në qendër të Athinës duke udhëtuar mbi një patinë elektronike. Ai mbante veshur një anti-plumb, ndërsa në brez kishte një pistoletë turke të llojit Baikal. Çuditërisht policia e la të lirë.

Në 19 mars 2019, në gjyqin ndaj shqiptarit Klodian Lekocaj, një gardian grek ka zbuluar një tjetër tentativë të dështuar për të vrarë Ari Papën. Antonis Aravantinou deklaroi: “Më kujtohet një kohë në mesin e vitit 2017, kur në komunitetin e të burgosurve dhe te psikiatrisë u bë më e njohur se Lekocaj kishte njëfarë lidhje me Floro (biznesmeni grek Aristides Floros), gjë që ishte arsyeja që Floro të qëndronte në një institucion psikiatrik.

Gjatë asaj kohe më telefonoi Lekocaj dhe duke konfirmuar përfshirjen, më kërkoi shpjegim se pse Floro qëndron në spitalin psikiatrik dhe unë nuk e dëboj, përkundrazi e mbroj atje, për pasojë ai nuk mund ta shantazhonte dhe t’i merrte paratë e tij. Dhe sipas tij duhet ta bëja patjetër këtë. Unë i thashë “hej, e ke filluar sërish të njëjtën gjë?”, “të njëjtën gjë që thoje për A. P ”? Ia thashë këtë, sepse disa kohë më parë më kishte marrë sërish në telefon dhe më kishte thënë që ta nxirrja nga spitali psikiatrik këtë të burgosur, se atje kam mësuar t’i mbrojë dhe ai nuk mund ta vriste atje.

Dhe nëse nuk e nxjerr jashtë, ai do të detyrohet të vrasë nënën e tij dhe ky do të jetë faji im. Të dyja herët, është e vërtetë, biseda jonë përfundoi me sharje nga të dyja palët, me refrenin e vazhdueshëm të Lekocajt: “Unë për hatrin tënd them kështu”. Më 1 qershor 2021, “Ta Nea” zbuloi se A. P për të cilin Lekocaj kërcënonte gardianin se nëse nuk e nxirrte nga psikiatria që ai ta vriste, se ndryshe do detyrohej t’i vriste nënën, ishte pikërisht Ari Papa.

/BW/

Lexo edhe:

Emrat/ Kush janë të arrestuarit për ekzekutimin e Ari Papës në Athinë

Etiketa: Ari Papaathinevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

09:32 : 27/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite vret 4 palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një 15 vjeçar

22:10 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u vra nga biznesmeni italian! Trupin e fshehu në një fuçi vere

12:57 : 26/06/2025
AKTUALITET

Çfarë pa Ermir Dedja para ekzekutimit? Kishte informacione rreth disa ngjarjeve kriminale

20:38 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Ermir Dedjas, zbardhen detaje nga dosja dhe lëvizjet e autorëve

19:56 : 24/06/2025
Para

S’kanë fund telashet për Alves, bashkëshortja i dërgon letrat e divorcit në burg

TË GJITHA

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025

Aksident i 6-fishtë në Laprakë, tre të plagosur

20:01 : 28/06/2025

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

19:53 : 28/06/2025

Era e fortë në det u rrezikon jetën 16 pushuesve në Qeparo – VIDEO

19:43 : 28/06/2025

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com