• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Telefoni i bashkëjetueses në dorën e BKH, Ahmetaj ankimon vendimin e kontrollit të vilës: Agjentët e provokuan

14:15 : 15/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Deputeti Arben Ahmetaj e cilëson të jashtëligjshëm kontrollin në vilën e bashkëjetueses së tij në Gjirin e Lalzit, më 9 Mars.

Kontrolli nga agjentë të BKH-së erdhi në vazhdën e hetimeve që po zhvillohen ndaj Ahmetajt për çështjen e inceneratorëve, me një vendim të Gjykatës së Posaçme më 8 Mars.

Në kërkesën e depozituar në Apel, mbrojtësit ligjore të ish-zëvendëskryeministrit kërkon që vendimi i shkallës së parë të rrëzohet si një akt i paligjshëm që “cënon sovranitetin e Kuvendit, Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale”.

Po ashtu, kërkohet konstatimi i paligjshmërisë së kontrollit te banesës në pronësi të bashkëjetueses së Ahmetajt, “për shkak të mungesës së shkaqeve të ligjshme për kryerjen e tij dhe për mungese arsyetimi të lidhjes mes provave për kryerjen e faktit penal dhe sendeve që synohej te gjendeshin ne banese”.

Në ankim pretendohet se edhe modaliteti i ekzekutimit te kontrollit personal ka qenë i paligjshëm. Sipas mbrojtjes, “ka cënuar dinjitetin njerëzor të bashkëjetueses së Ahmetajt, të drejtën e mbrojtjes ligjore të çiftit bashkëjetues dhe privatësinë e komunikimeve elektronike”.

Lexo edhe:

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

Argumentat e ankimit

Sipas avokatëve të Ahmetajt, nuk ka asnjë dyshim se shtëpia e bashkëjetueses së deputetit socialist, është edhe në pronësi të tij. Po ashtu, sipas mbrojtësve ligjore të Ahmetajt, duhej dhënë dritë jeshile nga Kuvendi për kryerjen e këtij kontrolli, gjë që nuk ka ndodhur.

Në dokumentin dërguar apelit thuhet se gjykata urdhëronte që bashkëjetuese së Ahmetajt ti dorëzohej kopja e vendimit të kontrollit dhe të njihej me të drejtën për t’iu asistuar nga një person i besuar apo një mbrojtës. Por, sipas mbrojtjes, “në momentin e kontaktit të parë me të, hetuesit e BKH nuk i vunë në dispozicion vendimin e kontrollit personal dhe nuk i benë të ditur të drejtën për të kërkuar praninë e një personi të besuar apo të një mbrojtësi”.

Ankimi kundër vendimit të GJKKO për kontrollin e vilës në pronësi të bashkëjetueses së Ahmetajt

Një tjetër pretendim është se asaj nuk iu garantua e drejta për të pasur pranë një person të besuar, apo një mbrojtës ligjor të zgjedhur para se te fillonte kontrolli i banesës. Ajo, vijon argumenti, nuk kishte në dispozicion asnjë mjet komunikimi, pasi telefoni celular iu sekuestrua menjëherë.

“Me këtë të drejtë nuk u njoh as bashkëjetuesi i saj Z.Ahmetaj. Nga ora 11 deri në 12, për rreth 1 orë, kontrolli në mjediset e banesës u krye tërësisht jashtë vëmendjes së saj: banesa është dykatëshe, hetuesit u shpërndanë në mjediset e saj ndërkohë që zonja nuk mund të ndiqte nga afër kontrollin, pasi mbikëqyren nga hetuesit e tjerë. Gjatë kontrollit, ajo iu nënshtrua pyetjeve provokuese të hetuesve lidhur me sendet që ndodheshin në banesë dhe mbi koston e tyre”, shprehen avokatët e Ahmetajt.

Pretendohet po ashtu, se shoqërimi i zonjës me makinë nga vendi i punës te vila dykatëshe që ka zgjatur 1 orë e 20 minuta është “një akt i kryer në kundërshtim me të drejtën e saj për liri dhe siguri”.

“Hetuesit i patën sekuestruar çelësin e banesës, koleget e tyre tashmë kishin arritur dhe po prisnin në oborrin e banesës, ndaj zonja mund të ftohej që të paraqitej në banesën e saj, me një mbrojtës ose me një njeri të besuar; hetuesit ligji i detyronte të prisnin deri në 2 orë derisa ajo të paraqitej (neni 205, par.2 i KPP), mandej, në rast vonese të zonjës apo të personit të besuar, mund të fillonin kontrollin. Përdorimi ndaj saj i forcës nga ana e hetuesve, për shoqërimin në banesë, në kushtet e kufizimit të lirisë, kur ky veprim nuk ishte aspak i nevojshëm, ka cenuar të drejtën e saj për liri dhe siguri, të garantuar nga Kushtetuta KEDNJ”, thuhet në ankim.

Argumenti i fundit lidhet me aksesin që hetuesit duken se kanë siguruar në telefonin celular të bashkëjetueses së ish-zëvendëskryeministrit.

Teksa më herët në dokument përmendej se asaj iu sekuestrua celulari, mbrojtja shprehet po ashtu se u detyrua që tu jepte agjentëve fjalëkalimin.

“Akti i detyrimit të zonjës për të deklaruar fjalëkalimin e telefonit dhe PiN-in e kartës SIM është një akt që cenon të drejtën e saj për privatësinë e komunikimeve. Nuk ka pasur akt autorizues të Gjykatës së Posaçme për të ndërhyrë dhe marrë dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private të zonjës. Gjithashtu, vënia e saj nën trysni nga hetuesit e BKH-menjëherë sapo u vu në kontakt me ta dhe kërkesa e tyre e menjëhershme për të dorëzuar fjalëkalimet që lejonin hyrjen në komunikimet që përmbante telefoni i saj celular, është një akt ku shfaqet mungesa e respektit për dinjitetin e njeriut dhe trajtimi poshtërues, që i shkaktuan asaj ndjenjën e frikës, ankthit dhe inferioritetit, gjendje e cila dobësoi rezistencën e saj morale përballë hetuesve dhe e detyroi të tregonte fjalëkalimet e telefonit celular. Pra, dorëzimi i fjalëkalimeve u bë i mundur kundër vullnetit të saj dhe pa pasur mundësinë e një zgjedhjeje tjetër: ajo pati frikë se mund ta arrestonin për shkak të kundërshtimit të autoriteteve gjyqësore”, pretendohet në dokument.

“Theksojmë se hetuesit nuk kishin të drejtë të hynin në sistemin kompjuterik të smartphone-it të znj. Hoxha dhe të merrnin dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private elektronike, pa një vendim të posaçëm autorizues të gjykatës. Në vendimin e gjykatës, nuk ishte autorizuar një veprim i tillë (shih nenet 202/a, par.2 dhe 208/a të KPP). Gjithashru, hetuesit nuk morën asnjë masë teknike të nevojshme për të garantuar ruajtjen e pandryshuar të të dhënave origjinale. Kjo mënyrë veprimi cenoi të drejtën e saj për t’i garantuar dinjitetin njerëzor dhe privatësinë e komunikimeve, të mbrojtur nga nenet 25 dhe 36 të Kushtetutës dhe, përkatësisht, nenet 3 dhe 8 të KEDNJ”, thuhet më tej në ankim.

Etiketa: Apeli i GJKKOarben ahmetajBHKGJKKOincenratore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

14:40 : 06/08/2025
AKTUALITET

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

GJKKO liron nga masa e arrestit kryetarin e Bashkisë së Tropojës Rexh Byberi

10:14 : 01/08/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

09:47 : 30/07/2025
Para

Qeveria dha 3 mln euro ujësjellësve, por ku shkuan këto para?!

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com