• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fasonëve u mungojnë 25 mijë punëtorë/ Bangladeshasit s’e duan Shqipërinë, tashmë rekrutojmë në Nepal

08:24 : 10/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Mungesa e fuqisë punëtore ka rritur numrin e punonjësve të huaj në vend, por edhe rrezikun e kompanive për largimin e tyre.

Një nga sektorët në ngërç për mungesën e punëtorëve është edhe ai fason.

Edvin Prençi, kryetari i shoqatës “Pro Eksport Albania”, tha për “Monitor” se prej muajsh fabrikat e sektorit fason po punësojnë gra nga Nepali, pasi punonjës të kombësive të tjera, kryesisht Bangladeshi, janë larguar të gjithë.

Sipas tij, nevoja më e lartë për punësime është më emergjente në sektorin e prodhimit të këpucëve. Deri tani numri i grave të punësuara nga Nepali për fabrikat fason të këpucëve nëpërmjet shoqatës arrin në 120. Fabrika të tjera të tekstilit që prodhojnë për të tretët nëpërmjet agjencive të punësimit kanë punësuar gra nga Filipinet me eksperiencë të ngjashme në vendin e tyre.

“Prej 3 muajsh shumica e fabrikave të sektorit fason po punësojnë gra nga Nepali që kanë përqindje më të ulët rreziku për t’u larguar. Frika e largimit ekziston edhe për këtë kategori të punësuara, çka do të dëmtonte kompanitë e sektorit, pasi kostot janë të larta”.

Lexo edhe:

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

Sipërfaqja me të mbjella ulet ndjeshëm, shqiptarët po braktisin punimin e tokës

Kryetari i Shoqatës Pro Eksport Albania shton se pavarësisht se dokumentacioni është thjeshtësuar, mbeten ende të larta kostot për marrjen e punonjësve të huaj.

“Tarifa për përkthim/noterizim të dokumenteve ka kosto 5,000 lekë, 50 euro kosto për policën e sigurimit të shëndetit, 422 euro bileta e udhëtimit në rast se me dakordësi do ta paguajë punëdhënësi. Afati për mbylljen e procedurave është 50 ditë. Pas mbylljes së tyre sërish ekziston frika e problemeve deri në ardhjen e personit”.

Në total sektori fason numëron një mungesë prej 25,000 punëtorësh. Për shkak të kërkesës së lartë të fuqisë punëtore nga largimi i vendasve në emigracion sektori ishte ndër të parët që punësuan punonjës nga Bangladeshi, ku në shumë raste rezultoi që e përdorën Shqipërinë si trampolinë për të emigruar drejt Europës. Largimi i punonjësve nga Bangladeshi është ngritur si shqetësim nga fabrikat e përpunimit të drurit dhe industrisë përpunuese ushqimore.

Tashmë mungesa e fuqisë punëtore është thelluar edhe në sektorin e bareve dhe restoranteve (shoqata e Bareve dhe Restoranteve deklaroi mungesën e 15,000 punëtorëve), transportit dhe përpunimit të drurit.

Kompanitë e këtyre sektorëve kohët e fundit po shohin si zgjidhje punësimin e punonjësve nga Egjipti. Përballë riskut për largimin e punonjësve, siç ka ndodhur më parë, kompanitë po e konsiderojnë marrjen e punonjësve nga Egjipti një fazë eksperimentale, pasi nuk mbetet rrugëzgjidhje tjetër për gjetjen e burimeve njerëzore.

Më herët shoqatat e biznesit rekomanduan se nga shteti duhet të ofrohet zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore nëpërmjet hartimit të një plani kombëtar, ku secili nga sektorët të nxjerrë të dhënat për kërkesën e fuqisë punëtore të munguar dhe më pas agjencitë e rekrutimit të kontrollohen nga shteti./Monitor/

Etiketa: bangladeshifabrikkepucekrizënpalprodhimpunëtor

Lajme të lidhura

BOTA

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sipërfaqja me të mbjella ulet ndjeshëm, shqiptarët po braktisin punimin e tokës

18:02 : 03/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ra nga skela, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat

18:00 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:10 : 30/06/2025
AKTUALITET

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

12:38 : 29/06/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

08:04 : 27/06/2025
Para
Banesa e familjes Lika, ne Sanxhak

Hidhet në erë me tritol banesa në Laç/ Pronari i lidhur me vrasje e histori hakmarrje (Video)

TË GJITHA

Digjet gjatë natës lokali në Korçë

08:21 : 19/07/2025

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë, parashikimi i motit për sot

08:17 : 19/07/2025

Aksident në Tiranë/ Përplaset për vdekje 54-vjeçari që lëvizte me biçikletë

08:09 : 19/07/2025

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com