Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i tre masakrave në Tiranë, tregoi detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Në një intervistë telefonike për gazetaren e emisionin “Me zemër të hapur” në News24, babai i 30-vjeçares, i cili humbi vajzën dhe të fejuarën e djalit dhe iu plagos vajza tjetër dhe gruaja, pohoi se Elena e kishte njohur me shkuesi Hutrën.
Ai tha se Hutra dyshonte te atësia e fëmijës që kishte me Elenën.
INTERVISTA
Gazetarja: Si është gjendja e nuses dhe e gocës?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Mirë, mirë…
Gazetarja: Ku keni qenë ditën e ngjarjes, ku jeni ndodhur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë kam qenë te vëllai.
Gazetarja: Po çfarë ka ndodhur më përpara midis Elenës edhe autorit të ngjarjes që Elena është kthyer në shtëpi dhe jetonte me ju në banesë?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ka ndodhur që e ka lënë ky, kjo u martua dhe e la ky!
Gazetarja: Po si u njoh Elena me Danin?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po janë njohur nëpërmjet një shkesi.
Gazetarja: Sa kohë kishin që jetonin bashkë në një shtëpi?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3-4 muaj…
Gazetarja: Po për shtatzëninë e Elenës?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po na tha, kishin debate kështu.
Gazetarja: Cilat ishin akuzat që iku Elena nga shtëpia e Danit? Iku vet Helena nga shtëpia apo janë divorcuar me mirëkuptim?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo pa mirëkuptim janë ndarë…
Gazetarja: Ka ikur natën nga shtëpia?
Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo natën por ditën edhe ai ka ardhur e ka lënë, se patën vendosur unazat a kupton?
Gazetarja: Po ai a erdhi në shtëpi dhe foli, bisedoi pasi iku Elena? Cili ishte konflikti me ju, çfarë kërkonte nga ju ai pasi Elena iku nga shtëpia?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ai kërkonte që nuk e ke djalin me mu
Gazetarja: Po pse i kishte këto dyshime?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Pse ka ikur vajza, pa i fol atij
Gazetarja: Po vajza kur iku nga shtëpia e Danit, iku pa i treguar?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!
Gazetarja: Po pse ishte dhunuar, ishte kërcënuar, çfarē kishte ndodhur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po ku di unë, jo smundem , jo punë grash
Gazetarja: Po me kë ka jetuar Helena atje, me vjehrrën e saj me Mislimen?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!
Gazetarja: Po sjellja e Mislimes si ka qenë ndaj Helenës?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Nuk e di nuk merem me ate punë
Gazetarja: Po Dani e kishte dhunuar ndonjëherë Helenën, e kishit parë me shenja në trup?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…
Gazetarja: Po Helena ju kishte pohuar ndonjëherë se ishte dhunuar nga Dani?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo
Gazetarja: Kur lidhët martesën me Danin e dinit që ai kishte vrarë bashkëshorten e parë?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjëherë se dinim
Gazetarja: Po që kishte dalë nga burgu?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo
Gazetarja: Nuk u interesuat, nuk e pyetët shkesin se kush ishte ky njeri?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Shkesi tha se është burrë i mirë
Gazetarja: Po shkesin e njihnit ju?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Si nuk e njohim e njohim, është nga Kuksi
Gazetarja: Ku jetonte Dani me Helenën?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jetonte këtu te bregu i lumit, ka qenë me qera se nuk ka pasur as shtëpi asgjë
Gazetarja: Edhe Mislimja ju akuzonte juve që iku nusja?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo me atë nuk jam takuar asnjëherë
Gazetarja: Po ceremoninë e fejesës e bëtë të madhe, festuat?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…
Gazetarja: Po çfarë lekësh ju kërkonte Dani juve?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Kërkonte lekë për vete të vete
Gazetarja: Po ai pretendonte se i kishte shpenzuar për fejesën? Sa lekë i dhatë ju?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3300 euro
Gazetarja: Ja dhatë këto?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po, para 6 muajve…
Gazetarja: Çfarë pretendimesh kishte të tjera kundrejt jush ai?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjë pretendim
Gazetarja: Sa kohë kishit që e kishit takuar?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo se kam takuar
Gazetarja: Pse e kishte bërë kallëzimin Elena që e kishte dhunuar Dani, se ju thoni se nuk e ka rrahur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Se ka rrahur jo, e ka dhunuar këtu te shtëpia atje jo
Gazetarja: Çfarë ndodhi kur ai erdhi te shtëpia dhe tha që nuk e ka fëmijën me mua?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ndodhi që u ndanë
Gazetarja: E kishte rrahur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo
Gazetarja: Po pse denoncoi Elena që më ka rrahur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë nuk e di se ça bëjnë ato
Gazetarja: Pse e tërhoqi denoncimin?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ja për këtë punë se po na vret
Gazetarja: Ju kishte kërcënuar?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Këtu te shtëpia po
Gazetarja: Çfarë ju kishte thënë?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Do ta marrin vesh mediat botërore
Gazetarja: E kishe dëgjuar edhe ti këtë
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po si nuk e kam dëgjuar, po…
Gazetarja: Si është bashkëshortja, keni folur me të, çfarë ju ka thënë
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po kemi fol, më mirë, nuk i kemi treguar bashkëshortes se ka vdek vajza
Gazetarja: Nuk e dinë që ka ndërruar jetë edhe nusja edhe vajza?
Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo nuk e dinë
Gazetarja: Me çfarë është plagosur Helena?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Me thikë, edhe Kujtimja në brinjë
Gazetarja: Po fëmija i Mevlutes dhe i Helenës ku ndodhej?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Aty kanë qenë, i kishin marrë komshinjtë
Gazetarja: Kishit vendosur të bënit analizën e ADN për atë pretendim që kishte Dani?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…
Plagosja në Astir
Në një njoftim për mediat ditën e ngjarjeve kreu i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, ndërtoj dinamikën e krimeve të kryera nga Dan Hutra. Vocaj tha se në orën 12 e 15 minuta, Dan Hutra, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë shtetasen M.G., 40 vjeçe, banuese në Astir.
Masakra në Kodër-Kamzë
Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Një nga viktimat ishte shtatzënë.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.
Vrasja tjetër
Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.
“12 gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e ndodhur në “Kodër Kamëz” dhe 6 gëzhojat e sekuestruara në Kamëz, janë të qitura nga e njëjta armë zjarr”, tha Vocaj.
E kaluara
Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash.
Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023, pas përfundimit të dënimit.
Rreth orës 18:45, në afërsi të Sharrës në Kombinat, Dan Hutra u prangos. Aty, sipas dëshmisë, priste të ekzekutonte personin që ai e akuzonte se i kishte dhënë armën, autorit që shumë vite më parë i ka vrarë babain. Po ashtu, u sekuestrua arma e krimit të tipit kallashnikov, që Hutra kishte me vete.