Seriali historik “Ertugrul” vazhdon të thyejë të gjithë rekordet.
Me serinë e fundit të transmetuar në Turqi, seriali ka arritur një rekord historik audience.
Ky përbën një rekord historik për serialin që më parë kishte thyer të tjerë rekorde shikueshmërie.
Ndërkohë, nuk është vetëm pjesa e re e serialit që është ndjekur jashtëzakonsiht shumë, pasi në vendin e dytë si transmetimi më i ndjekur i ditës është renditur përmbledhja e serisë së kaluar.
Kjo ka gëzuar pa masë ekipin e produksionit, drejtuar nga producenti dhe skenarsiti Mehmet Bozdag, i cili me një postim në rrjetet sociale shkroi: “Rekord historik nga ‘Ertugrul’. Faleminderit Turqi”.
Lajmi ka sjellë ngazëllim edhe tek aktorët. Engin Altan Dyzyatan, i cili luan rolin e Ertugrulit në serial, dhe të gjithë aktorët e tjerë, falënderuan shikuesit për rekordin.
“Ertugrul” ka nisur transmetimin e sezonit të 4-rt në Turqi muajin e kaluar, ndërsa së shpejti seritë e reja do të vijnë edhe në ekranin e Televizionit Klan për publikun shqiptar./tvklan.al