• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autobusi i Nadir Çaushollit në Lanë, gjyqi u mbyll pa fajtor (Kush i rregulloi letrat)

11:05 : 28/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Aksidenti masiv i të Hënës në Tiranë, ku u përfshi një autobus i linjës së Unazës dhe 11 makina, me të paktën 9 të plagosur, risolli në vëmendje një tjetër incident që ndodhi me mjetet e transportit urban të Nadir Çaushollit rreth një vit më parë.

Në 22 prill 2022, një autobus i shoqërisë “Green Line” doli nga rruga dhe përfundoi në skarpatet e lumit Lanë, së bashku me pasagjerët, në zonën e quajtur “Pallatet Agimi”, shumë pranë ish-Bllokut.

Qytetarët që u gjendën në vendngjarje dhe forcat e Policisë u angazhuan për dhjetra minuta për të nxjerrë pasagjerët nga mjeti urban, i cili kishte marrë me vete dhe kishte zënë përfund edhe një veturë.

Lexo edhe:

Çdo ditë 13 aksidente! Në gusht pritet rritje, 4 milionë makina qarkullojnë në vend, më shumë të lënduar

Nëse investigon skandalet e qeverisë të sulmojnë Zegjinetë e PD-së

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet kudo ku ka kamera mediatike, u shfaq mbrëmjen e 22 Prillit 2022, duke deklaruar se autobusi i dëmtuar do të qëndrojë mbi Lanë, si një instalacion që do të dëshmojë për pasojat e papërgjegjshmërisë në drejtimin e makinave.

Fjalët e Veliajt i mori era. Autobusi i Çaushollit u hoq nga vend-ngjarja dhe u dërgua për ekspertizë pranë autoriteteve hetimore.

Prokuroria e Tiranës zhvilloi hetime për aksidentin dhe ngriti akuzë penale ndaj drejtuesit të autobusit për “plagosje të lehtë me dashje” në dëm të disa personave.

Çështja shkoi në gjykatën e Tiranës. Por, sapo nisi procesi gjyqësor, të dëmtuarit vendosën të tërhiqeshin nga ankimi.

Është e paqartë se përse të plagosurit e aksidentit vendosën të harronin dëmtimet e traumat e pësuara dhe të tregoheshin mirëkuptues me kompaninë e Nadir Çaushollit.

Megjithatë, Kodi Penal parashikon që, në rastet e veprave të lehta penale, nëse të dëmtuarit heqin dorë nga ankimi, gjykimi pushohet.

Kështu ndodhi edhe me çështjen e “autobusit të Lanës”.

Gjykata e Tiranës u detyrua të pushojë gjykimin penal për shkak të tërheqjes së ankimit të të dëmtuarve, duke lënë rastin pa fajtor.

Etiketa: AksidenteautobuseGo GreenGreen LineLumi Lanenadir causholli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çdo ditë 13 aksidente! Në gusht pritet rritje, 4 milionë makina qarkullojnë në vend, më shumë të lënduar

15:07 : 06/08/2025
AKTUALITET

Nëse investigon skandalet e qeverisë të sulmojnë Zegjinetë e PD-së

20:37 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Jet Ski” pa kontroll, pushimet që rrezikojnë të kthehen në tragjedi

18:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll sytë/ Leja e Ramës, hoteli i Visit të Pojës dhe Nadir Çaushollit vijon ndërtimin (Foto-Video)

11:10 : 23/06/2025
AKTUALITET

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

18:59 : 15/06/2025
AKTUALITET

Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

20:23 : 09/06/2025
Para

A e ka tradhtuar Georginën? Modelja befason: Kam video në shtrat me Ronaldon

TË GJITHA

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com