• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti: Bullizmi dhe stresi nga shkolla shqetësojnë më tepër të rinjtë shqiptarë

13:36 : 25/11/2017
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Sipas një raporti të prezantuar në Tiranë të mërkurën, 1 nga 3 fëmijë ka përjetuar bullizëm gjatë vitit të fundit shkollor, ku vajzat kanë dy herë më tepër gjasa të jenë viktima të ngacmimeve.

Fëmijët shqiptarë rrezikojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë, pabarazisë, pasigurisë, bullizmit, dhunës dhe diskriminimit, sipas një raporti të publikuar të mërkurën në Tiranë nga organizata e të drejtave të fëmijëve Save the Children në Shqipëri.

Raporti “Zëri i të Rinjve në Shqipëri, 2017” zbuloi se ndonëse i njohin të drejtat e tyre, të rinjtë në vend ndihen të padëgjuar nga institucionet shtetërore në vendimmarrje.

Sondazhi anketoi 1200 fëmijë nga tetë rajone në Shqipëri si Gjirokastra, Kuçova, Mati, Dibra, Korça, Elbasani, Durrësi dhe Tirana, të moshës 12, 14 dhe 17 vjeç.

Çështjet kryesore për të cilën fëmijëve iu kërkua të jepnin mendim ishin vendimmarrja, arsimimi, dhuna, bullizmi, siguria në shkollë dhe komunitet, diskriminimi, përjashtimi, kostot në shkolla, ndërgjegjësimi për të drejtat e tyre dhe e ardhmja.

Raporti zbuloi se bullizmi ishte një problem kryesor pasi 1 nga 3 fëmijë duket se ka rënë pre e bullizmit dhe ngacmimit në vitin e fundit shkollor. Vajzat në zonat urbane janë dy herë më shumë viktima të bullizmit krahasuar me djemtë (40% e vajzave kundrejt 20% të djemve). Në zonat rurale, bullizmi dhe ngacmimet duket se prekin njëlloj si djemtë dhe vajzat (respektivisht 38.9% me 40.8%) ndonëse në shifra shqetësuese.

Lexo edhe:

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

Pothuajse të gjithë fëmijët shqiptarë kanë dëgjuar për të drejtat e tyre sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, megjithëse në përgjigjet e tyre ata thonë se duan të përfshihen më tepër në vendimmarrje në shkollë dhe komunitet.

Të rinjtë shqiptarë shfaqen gjithashtu të stresuar, kryesisht prej shkollës dhe detyrave që vijnë nga ajo. Tre nga katër të rinj janë të stresuar për notat në shkollë, ku gjimnazistët në vitin e parë në zonat urbane janë shumë të stresuarit.

Nga ana tjetër, 10 për qind e fëmijëve të anketuar nuk ndihen të sigurt në shkollë.

Sondazhi zbuloi se 58% e të rinjve të anketuar kanë qenë të pranishëm në një ngjarje të dhunës fizike gjatë vitit të kaluar, ndërsa 2 në 5 fëmijë nuk dinë ose janë të pasigurt se ku të drejtohen kur të ndihen të dhunuar ose të trajtuar padrejtësisht.

Raporti zbuloi se shtëpia është vendi ku fëmijët ndihen më tepër të sigurt, ndërsa vendi më pak i sigurt për ta është transporti publik apo autobusi i shkollës.

Në aspektin emocional, gjysma e fëmijëve si në zonat rurale dhe ato urbane pohuan se ndiheshin të trishtuar dhe të demoralizuar për një kohë të gjatë. Duke parë nga e ardhmja, 85% e fëmijëve kanë mendime pozitive ndonëse më pak se gjysma prej tyre (45%) janë optimistë për gjetjen e një pune pas mbarimit të shkollës.

Në rekomandimet e saj, organizata e të drejtave të fëmijëve Save the Children në Shqipëri, tha se duhet forcuar kapacitetet e qeverisë vendore përmes decentralizimit të kompetencave dhe rregullimeve buxhetore vendore, pasi fëmijët presin më shumë nga zonat ku ata jetojnë.

Organizata i bëri gjithashtu thirrje shoqërisë shqiptare në tërësi të marrë menjëherë përgjegjësit për të krijuar një të ardhme të sigurt për të gjithë fëmijët. birn

Lajme të lidhura

RAJONI

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025
BOTA

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025
BOTA

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025
RAJONI

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025
RAJONI

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025
Para

FOTO +18/ Modelja e njohur i ‘tërbon’ të gjithë poston foto nudo

TË GJITHA

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme/ Lëvizja Bashkë zbulon pse vendosi të përqendrohet vetëm në Tiranë

21:29 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com