• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza e energjisë, KLSH: Kaskada është keqmenaxhuar, qindra mln € “avulluan” për importe

08:15 : 15/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Kriza e energjisë që nisi të ndjehej në vend në fund të verës 2021 dhe vijon të ketë ndikimin e saj akoma edhe sot parashtroi dilema dhe pyetje të shumta për institucionet dhe publikun.

Një prej tyre ishte ajo nëse kaskada e Drinit ishte menaxhuar siç duhej dhe ecuria e politikave të diversifikimit. E teksa përgjigjet ishin nga më të ndryshmet Kontrolli i Lartë i Shtetit i është rikthyer edhe një herë analizës së situatës së kompanive të energjisë në vend dhe mënyrën sesi u menaxhua kriza në disa vite.

Duke u ndalur specifikisht në vitin 2021 dhe pjesën e parë të vitit 2022 Kontrolli i Lartë i Shtetit citon se kaskada e Drinit është keqmenxhuar e për rrjedhojë importet janë bërë me çmime të larta duke gllabëruar disa qindra milionë euro.

Më në detaj KLSH specifikon se rënia e nivelit të liqenit në muajin Tetor 2021, ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së Drinit, për ruajtjen e kuotave të prodhimit dhe nivelit minimal të lejuar. Sipas audituesve në periudhën e thatë, në kushtet e mungesës së prurjeve; KESH rriti nivelin e shfrytëzimit të HECve në periudhën Qershor-Gusht 2021, duke prodhuar gati 30% të kërkesës së kontraktuar me FSHU.

Lexo edhe:

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

Një faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e rezervës hidroenergjetike sipas raportit të KLSH është sasia e energjisë elektrike të prodhuar për shkëmbim në periudhën Qershor-Tetor 2021. KLSH vlerëson se administrimi i rezervës hidrike ngelet një nga problematikat kryesore si në drejtim të rezervimit të sasisë hidrike në rezervuarët e kaskadës në kushtet e prurjeve të mëdha, ashtu edhe në ruajtjen e vlerave të mesatares shumëvjeçare në kushtet e mungesës së reshjeve siç ka qenë rasti gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2021.

“Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit, solli si pasojë rënien e rezervës hidroenergjetike në liqenin e Fierzës dhe rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në një periudhë që përkon me çmime shumë të larta të energjisë elektrike në bursë.

Ndodhur në këto kushte, Qeveria Shqiptare, injektoi nëpërmjet instrumenteve financiarë 165 milion euro dhe 20 miliard lekë, që sistemi elektroenergjetik të mos kalonte në kolaps. Vlera e importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me vlerën e këtyre importeve për vitin 2021. Shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659.9 milionë euro”, thuhet në auditimin e KLSH të pubikuar këto ditë.

I njëjti nënvizon se ecuria e diversifikimit ka qenë e ngadaltë dhe realizimi i objektivave strategjikë mbetet ende larg. Audituesit nënvizojnë se strategjitë e ndjekura nga sistemi për diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike, kanë rezultuar deri tani jo eficente, duke sjellë ekspozimin e përhershëm të sistemit elektroenergjetik kundrejt riskut meteorologjik.

“Kjo si pasojë, ka sjellë rritjen e shpenzimeve për blerjen e energjisë elektrike nga importi me çmime të larta. KESH përveç disa nismave fillestare në investime për burime foto volta-ike (PV), është larg realizimit të objektivave strategjike, për diversifikimin e portofolit gjenerues, me energji të rinovueshme”, thuhet në raport.

Klsh nuk ka harruar të përmendë edhe faktin se krahas masave të marra për përballimin e krizës së energjisë elektrike, Qeveria Shqiptare duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme dhe eficente për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, si dhe fillimin e operimit të bursës shqiptare të energjisë, për ta bërë të plotë modelin e tregut të energjisë./Monitor

Etiketa: energji elektrikeimporteKaskada e Drinitkeqmenaxhimklshkriza e energjise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet ‘kushtoi’ 10 milionë USD

08:54 : 03/06/2025
BOTA

SHBA/ Një gjarpër lë mbi mijë shtëpi pa energji elektrike në Karolinën e Veriut

17:01 : 02/06/2025
AKTUALITET

Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit, ekspertët: Më pak të përkrahurit në rajon

15:58 : 31/05/2025
AKTUALITET

I riu përndjek një vajzë deri te pallati i saj, më pas dogji kabinën elektrike dhe e la pa drita

13:51 : 30/05/2025
Para

Fatkeqësia në familjen rome në Shkodër: Ambulanca nuk vjen shpejt te ne!

TË GJITHA

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com