• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Të ashpërsohen dënimet! Burg deri në pesë vjet kush godet gazetarët në Shqipëri

11:54 : 14/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka propozuar disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal për të mbrojtur gazetarët. Gjatë një deklarate për mediat, Zhupa ka bërë thirrje që të ashpërsohen dënimet penale për ata që dhunojnë punonjësit e mediave.

“Të ashpërsohen dënimet penale në rastet e dhunimit apo kanosjes së gazetarëve apo punonjësve të medias” theksoi ajo gjatë fjalës së saj.

Sipas këtij propozimi, në nenin 237 të Kodit Penal, “Goditjet per shkak te detyres”, thuhet se kur kjo ndodh ndaj një gazetari, dënimi për autorin duhet të jetë deri në pesë vite burgim.

“Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punjonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në tekstin e projektligjit.

DEKLARATË E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA:

Lexo edhe:

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Është nga ato raste në fakt ku projektligji prek drejtpërdrejt juve dhe punën tuaj si gazetarë, por edhe të gjithë punonjësve të medias.

Atëherë, jam këtu para jush për t’ju shpjeguar depozitimin e fundit që kam bërë në parlament. Projektligji që synon ndryshimin e kodit penal të Shqipërisë, duke rritur dënimet për ata që kanosin gazetarët, ata që dhunojnë, kanosin, apo vrasin gazetarët, duke uruar që kjo e fundit të mos ndodhë kurrë.

Dënimet janë klasifikuar si dënime për shkak të deytrës dhe klasifikohen me të njëjtën ashpërsi si ato të kryera ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, apo ndaj mjekut.

Për shkak se edhe gazetarët sot për shkak të retorikës kundra gazetarëve që përdor Kryeministri Rama, duke i cilësuar ata si ‘kazan’, duke i cilësuar mediat e kapura, duke i çuar në riedukim, duke i përdorur këto terma të cilat nxisin dhunë, urrejtje, kanë rritur edhe rastet e dhunimeve të gazetarëve.

Vetëm ditët e fundit kemi disa raste, ku janë dhunuar gazetarët e Report Tv, të emisionit Fiks Fare, dhe gazetarë të tjerë të cilët marrin mesazhe kërcënuese, apo kanosen gjatë kryerjes së funksioneve të tyre si gazetarë.

Mos të harrojmë që punonjësit e medias, që nga reporteri, kameramanët, gazetarët të gjithë vënë edhe jetën e tyre në rrezik shpeshherë për të raportuar lajmin. Për të qenë atje ku ndodh lajmi 24 orë. Ju e keni parë sesi kanë raportuar kolegët tuaj, por edhe ju vetë nga zonat e tërmetit, në ditët e fushatave elektorale, kudo në çdo cep sa herë që ka një ngjarje.

Dhe raportimet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për emisione investigative janë të gjitha në shërbim të zbardhjes të së vërtetës, në shërbim të interesit publik.

Dhe ky është një mision. Dhe për aq kohë sa gazetari është duke kryer një mision, dhe për këtë mision fisnik që bën ndaj qytetarëve merr edhe kërcënime, merr edhe kanosjen, merr edhe dhunimin, atëherë ashpërsia duhet të jetë maksimale.

Konkretisht unë kam propozuar ndryshimin e nenit goditje për shkak të detyrës, duke futur nenin 137 me këtë paragraf: “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit, apo punonjësit të mediave për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme, ose të njohura dërgohet me burgim nga 1-5 vjet.”

Gjithashtu ndryshimin e nenit 138 i titulluar ‘Kanosja për shkak të detyrës’, ku shtohet:”Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, fotoreporterit, operatorit, apo punonjësit të mediave për shkak të veprimtarive të tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme, ose të njohura dënohet me burgim nga 1-3 vjet.”

Këto janë dy ndryshimet që unë kam depozituar në Kuvend. Uroj shumë që si ndryshimet e tjera që kemi depozituar të shqyrtohen, sepse këto kohë jemi duke hasur vështirësi për shqyrtimin, për futjen në axhendën parlamentare, për diskutimin e tyre në komisione në mënyrë të tillë që edhe qytetarët ta dëgjojnë, por edhe deputetët të shprehin mendimet e tyre pro edhe kundër.

Ne nuk imponojmë dot kartona, nuk imponojmë dot votat, por ne kërkojmë zbatimin e rregullores. Që një projektligj që ne e depozitojmë atje të mund të shqyrtohet dhe diskutohet për interesin publik.

Dhe uroj që ky të mos mbetet sa më gjatë në sirtarët e parlamentit, por të diskutohet dhe sigurisht të votohet pro, sepse nuk ka të bëjë as për majtas, as për djathtas, nuk të të bëjë me përqasje politike, por lidhet me një veprimtari që është shumë e rëndësishme për pushtetin e katërt me sigurinë e gazetarëve, fotoreporterëve dhe punonjësve të medias.

Etiketa: ashpersohetgazetaretina zhupakodi penalPartia Demokratike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

18:01 : 12/07/2025
AKTUALITET

Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

12:46 : 01/07/2025
BOTA

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025
AKTUALITET

Zhupa kundër ligjit për sportin: E ka bërë vetë Fidel Ylli, pa transparencë

15:54 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura

15:11 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ligji për “Zonat e Mbrotjura”/ Zhupa: Aantikushtetues! Shkatërron trashëgiminë Kombëtare

12:48 : 23/06/2025
Para

Luizi zbuloi se ka pasur më shumë se dy të dashura njëkohësisht, ja si reagoi Kiara

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com