Chelsea nuk ndalet në merkato. Milionat nuk janë problem për drejtuesit e klubit londinez. Së fundmi është piketuar një 15-vjeçar, i cili po shkëlqen në Ekuador. Kendry Paez është 15 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe është pjesë e Independiente del Valle.
17 milionë euro ka ofruar Chelsea për kartonin e adoleshentit të talentuar, por shuma është refuzuar. Paez është pjesë e kombëtares U17 të Ekuadorit. Deri tani numëron pesë ndeshje dhe tre gola me kombëtaren.
Chelsea ka shpenzuar mbi 600 milionë euro në dy sektorët e fundit të merkatos, por investimet nuk po shpërblen me rezultate pozitive në fushën e blertë.
Skuadra e Graham Potter ka grumbulluar vetëm 31 pikë në 22 ndeshje në Premier League. Vendi i katërt që mbahet nga Newcastle (-1 ndeshje) është 9 pikë larg.