• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KMSH-ja si monarki absolute

15:39 : 10/02/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Altin Braka

KMSH është institucioni që përfaqëson bashkësinë e besimtarëve myslimanë në Shqipëri. Institucioni është themeluar për të mbrojtur të drejtat e komunitetit të vet, për organizimin jetës fetare të tij, edukimin dhe rritjen e besimtarëve dhe formimin e prijësve fetarë. Për të realizuar këto objektiva sublime ka gëzuar historikisht legjitimitetin dhe mbështetjen e gjithanshmë të besimtarëve. Në pronësi të këtij institucioni janë kaluar të gjitha mjetet financiare që zotëron bashkësia e besimtarëve myslimanë, duke nisur nga vakëfet, që janë prona të patundshmë të akumuluara prej shek. XV e deri në ditët tona.

Marrëveshja e Shtetit me institucionet e bashkësive fetare në vitin 2009 shënon një moment të rëndësishëm për organizimin e brendshëm të tyre. E tillë është edhe ajo me KMSH-në, në preambulën e së cilës lexojmë: “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është organizim i personave besimtarë myslimanë që shfaqin, shprehin dhe/ose ushtrojnë bindjet, parimet dhe praktikat fetare të përcaktuara në burimet e legjislacionit islam, shkollën juridike fetare “Hanefi” dhe statutin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë”. Marrëveshja përbën një ndarje epokale për sa i përket konceptimit të vet institucionit fetar si i tillë dhe marrëdhënieve të tij me Shtetin laik, kushtetutën, ligjet dhe parimet e demokracisë në përgjithësi, pasi nga ky moment bashkësitë fetare nuk do të konsiderohen më thjeshtë si OJF. Si e tillë, marrëveshja ka si analoge në historinë bashkohore për nga fryma dhe konceptimi Konkordatin (I patti lateranensi) nënshkruar midis regjimit fashist dhe Vatikanit në vitin 1929.

Nga ky moment, instutucioni KMSH ashtu si edhe bashkësitë e tjera fetare në Shqipëri, në rrafshin e organizimit të tyre të brendshëm bazohen në parimet dhe legjislacionin fetar përkatës, përtej ligjeve në fuqi që rregullojnë format e ndryshme organizative dhe institucionale laike. Natyrshëm këtu shtrohet pyetja se kush është garanti për respektimin e normave dhe legjislacionit fetar? Cilit organ ligjor mund t’i drejtohen për ankimim besimtarët në rast shkelje të këtij legjislacioni?
Në rastin e KMSH-së, nuk mund të flitet për shkelje aty-këtu të ndonjë norme të qartë apo të diskutueshme. Përkundrazi kemi të bëjmë me një përmbysje esenciale të legjislacionit islam në frymë dhe në germë. KMSH-ja ka formuluar Statutin – mbi të cilin bazohet organizimi i brendshëm i bashkësisë – sipas një modeli që mund t’i përngjajë vetëm një monarkie absolute të ancien régime, por kurrësesi legjislacionit dhe frymës islame, dhe aq më pak një institucioni bashkohor. Kjo pasi është formalizuar me normativa të brendshme shkëputja e plotë nga njerëzit që përfaqëson. Në statutin e KMSH-së mund të vërehet lehtësisht mungesa e strumentave të kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve që qytetarët ndeshin në institucionet shoqërore, publike dhe private. Mbi të gjitha, KMSH-së, nën drejtimin e organizatës ekstraterritoriale “Hizmet”, i mungon elementi kryesor: mekanizmi për legjitimimin e kreut drejtues, i cili de juro dhe de facto ka në dorë gjithçka, si kompetencat e pushtetit normativ ashtu edhe atij ekzekutiv.

Ky ngërç ka bërë që institucioni të jetë literalisht i mbërthyer dhe në një situatë stanjacioni e konflikti permanent mes drejtuesve në qendër dhe besimtarëve e organeve të pakta ku ata ndjehen të përfaqësuar. Këtyre të fundit u është hequr gradualisht – me modifikime të vazhdueshme arbitrare të statutit – çdo lloj kompetence, madje edhe ajo këshilluese.

Lexo edhe:

KMSH reagon për terapinë hormonale: Kundër praktikave që bien ndesh me natyrën njerëzore

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, kreu i KMSH: Zoti pranoftë agjërimin tuaj!

Tregues të situatës paradoksale janë edhe skandalet e njëpasnjëshme, që nuk i janë ndarë lëvizjes Hizmet që me ardhjen në krye të institucionit të KMSH-së. Rasti më i fundit është ai i Beratit, që ngërthen dy të tilla në nje hark të ngushtë kohor: bojkotimi nga besimtarët i çdo veprimi të myftiut të sapo emëruar nga KMSH dhe ekspozimi i rrogës së imamit Haxhi Raga.

Etiketa: Altin BrakaKMSH

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KMSH reagon për terapinë hormonale: Kundër praktikave që bien ndesh me natyrën njerëzore

20:09 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, kreu i KMSH: Zoti pranoftë agjërimin tuaj!

11:07 : 19/03/2026
AKTUALITET

Gazi lotsjellës te xhamia e Namazgjasë, KMSH: Indinjatë, u dëmtuan besimtarët që po kryenin ritet fetare

13:09 : 21/02/2026
AKTUALITET

KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

10:36 : 14/10/2025
AKTUALITET

Festa e Fiter Bajramit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Harmoni në çdo familje

15:24 : 29/03/2025
AKTUALITET

Nga Berisha tek kreu i KMSH-së, ja personalitetet e pranishme në fronëzimin e Kryepeshkopit Joan

11:42 : 29/03/2025
Para

A i thuhet secilit konkurrent në dhomën e rrëfimit çfarë të bëjnë? Flet ish-banorja

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom