• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

16 vite pa Arben Mingën, legjenda prehet në panteonin e futbollit shqiptar

20:11 : 31/01/2023
në SPORT

Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së simbolit të Tiranës dhe legjendës së futbollit shqiptar, Arben Minga.

Minga i përket njërit prej brezave të artë të futbollit të Tiranës, atij të viteve 80-të, ndonëse ai e vazhdoi karrierën edhe në vitet 90-të.

Debutimi në futbollin profesionist, erdhi më 20 nëntor 1977, në sfidën 17 Nëntori (sot KF Tirana)-Shkëndija, ndërsa goli i parë më 2 prill 1977, në fitoren e 17 Nëntorit 3-1 ndaj Luftëtarit.

Gjatë karrierës brilante, Minga u bë simboli i sakrificës dhe përkushtimit, për të ndihmuar në futbollin total të asaj Tirane. Për disa vite, mbajti në krah shiritin e kapitenit.

Ai ndihmoi bardheblutë në fitoren e 6 kampionateve (1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996), 4 Kupave të Shqipërisë dhe 1 Superkupë (1994), ndërsa do të shpallej edhe golashënuesi më i mirë në sezonin 1984-85 (13 gola).

Lexo edhe:

Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak

Tirana mund Partizanin dhe shpallet kampion, plas grushti në derbin e 18-vjeçarëve (VIDEO)

Pikë kulmore e karrierës së Mingës, ishte edhe ndeshja e 18 tetorit të vitit 1989 kur Tirana do të luante në transfertë kundër Bayern Munchen, ndeshje e vlefshme për 1/8 e Kupës. Asokohe bardheblutë shkëlqenin dhe ndaj gjermanëve zbritën në fushë si të barabartë. Ndeshja u nis vrullshëm nga vendasit që kaluan të parët në avantazh duke realizuar dy herë.

Në minutën e 30-të, Tirana me një kundërsulm të bukur arrin të ndëshkojë bavarezët me të madhin Arben Minga. Edhe pse ekipi bardheblu u mundua të barazonte, takimi nuk pati më shumë histori pasi skuadra gjermane arriti të fitonte me rezultatin 3-1. Pikërisht golin e shënuar nga Arben Minga.

Ai numëron tre pjesëmarrje në Kupat e Kampionëve dhe një herë në Kupën e Kupave. Me bardheblutë Minga zhvilloi 332 ndeshje duke realizuar plot 133 gola.

Minga dha kontribut edhe te kombëtarja, fillimisht me ekipin “Shpresa”, ku i dha vendit dy trofe ballkanike, në vitet 1978 dhe 1981.

Nga U-21 te kombëtarja e madhe, aty ku shtatlartësia do të bënte shpesh diferencë, nisur edhe nga fakti se brezi i artë i viteve ’80 te Tirana përbënin edhe ekipin përfaqësues më së shumti.

Goli i famshëm ndaj Belgjikës, më 1984, në fitoren 2-0 në “Qemal Stafa”, konsiderohet si një nga golat më të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=KbdFZlW-mVs

Me hapjen e kufijve në vitin 1990, Minga provoi karrierën jashtë vendit, ndonëse ishte në një moshë jo të re, tashmë 32 vjeç. Ai luajti në Rumani për disa kohë, ndërsa më pas u kthye sërish te skuadra e tij e zemrës, Tirana, duke dalë kampion më 1995 dhe 1996 dhe duke fituar Kupën e Shqipërisë më 1996.

Me 6 tituj kampion dhe 4 kupa ai është një nga futbollistët me më shumë suksese në historinë e futbollit shqiptar.

Ish-sulmuesi i fuqishëm ka qenë edhe anëtar i kryesisë së klubit si dhe kandidat për t’u bërë sekretar i klubit Tirana, kur më 1999 garoi së bashku me Sulejman Memën dhe Agustin Kolën. Mema fitoi, duke zënë vendin e lënë bosh nga Millan Baci.

Për karrierën e lavdishme, Minga është nderuar me titujt “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar” si dhe “Nderi i Tiranës”.

Arben Minga u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare në 31 janar të vitit 2007 në Kanada. Legjenda u shua pasi luftoi për një kohë të gjatë nga kanceri në pankreas, por emri i tij do të kujtohet dhe këndohet gjithmonë nga tifozët e Tiranës.

Etiketa: arben mingalegjenda bardheblutirana

Lajme të lidhura

SPORT

Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak

08:42 : 30/05/2026
SPORT

Tirana mund Partizanin dhe shpallet kampion, plas grushti në derbin e 18-vjeçarëve (VIDEO)

21:54 : 09/05/2026
SPORT

Tirana përmbys Partizanin dhe largohet nga zona e rrezikut

21:13 : 25/04/2026
SPORT

Tirana-Partizani/ Mbyellet pjesa e parë, të kuqtë në avantazhin e një goli

20:05 : 25/04/2026
AKTUALITET

Arkitektura e pushtetit: Tirana nën hijen e kullave, si po zbehet kujtesa e kryeqytetit

14:23 : 12/04/2026
AKTUALITET

Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, betonizimi rekord i Tiranës fshihet nga statistikat

08:35 : 19/03/2026
Para

Bie nga kali, humb jetën i moshuari

TË GJITHA

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom