• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Çmendet” Suedia, i jep leje ekstremit të djathtë të djegë Kuranin para ambasadës turke

23:49 : 20/01/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Një lider i dënuar i së djathtës ekstreme në Suedi ka marrë lejen për të djegur një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm.

Vendimi vjen në kohën kur vendi skandinav po lufton për të bindur presidentin e Turqisë Rexhep Tahip Erdogan që ta lejojë atë të anëtarësohet në NATO.

Rasmus Paludan ka marrë një leje për të djegur librin e shenjtë të fesë islame përpara ndërtesës të shtunën më 21 janar, ditë që përkon me dy demonstrata të planifikuara në shenjë proteste kundër Turqisë.

Danezo-suedezi Paludan tha se dëshiron të “shënojë njëfarë lirie të fjalës” pasi varja e një imazhi të presidentit Erdogan pranë bashkisë së qytetit të Stokholmit provokoi një përgjigje të fortë në Turqi, ndërsa skenën e dënoi fort edhe vetë Suedia.

Sakaq, djegia e Kuranit mund të provokojë trazira si ato që shpërthyen në Malmö në prill të vitit të kaluar pasi Paludan vizitoi Suedinë përpara zgjedhjeve, duke synuar të digjte Kuranin për të mbështetur lëvizjen e tij.

Lexo edhe:

Turqi, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm pas tragjedisë në resortin malor

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

Aktivistët pranë Paludan e kryen një veprim të ngjashëm edhe në gusht 2020. Ata i vunë flakën Kuranit pasi Paludan u arrestua.

Ndërkohë, vendimi për të lejuar djegien e Kuranit vjen mes marrëdhënieve të tensionuara mes Suedisë dhe Turqisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të shtyrë anëtarësimin suedez në NATO.

Suedia dhe Finlanda kanë kërkuar anëtarësimin në NATO që nga pushtimi rus i Ukrainës, por ofertat e tyre duhet të miratohen nga të 30 vendet anëtare të NATO-s.

Dy vendet nordike ende mbështeten në votat e Turqisë dhe Hungarisë, të cilat kryeministri hungarez Viktor Orbán ka premtuar t’i japë në 2023.

Por zyrtarët turq thanë se shëmbëlltyra e varur nga aktivistët pro-kurdë javën e kaluar ishte në kundërshtim me një marrëveshje të bërë më parë, sipas së cilës Suedia dhe Finlanda do të godasin militantët kurdë, ndërsa të dyja kërkojnë miratimin turk për anëtarësimin në NATO.

Suedia është shtëpia e një numri të madh kurdësh, shumë prej të cilëve u larguan nga persekutimi turk në fund të viteve 1980 dhe krizat pasuese në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm turk Melvut Cavusoglu tha se mosveprimi suedez mbi skenëën e varjes së manekinit Erdogan ishte ‘absurd’ dhe se Suedia nuk duhet të përpiqet të mashtrojë Turqinë duke e toleruar aktin me idenë e ‘lirisë së fjalës’.

Ditët e fundit Ankaraja zyrtare ka rritur presionin ndaj Suedisë duke kërkuar që 130 të ashtuquajturit “terroristë” të ekstradohen në Turqi përpara se parlamenti turk të miratojë ofertat e NATO-s.

Por, djegia e Kuranit në kundërshtim me një vend me shumicë myslimane pritet të shkaktojë reagime të forta në Turqi, duke vënë në pikëpyetje një votë pro nga Erdogan për anëtarësimin në aleancë.

Etiketa: KuraninSuediaturqia

Lajme të lidhura

BOTA

Turqi, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm pas tragjedisë në resortin malor

18:24 : 31/10/2025
BOTA

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025
BOTA

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

10:23 : 28/10/2025
BOTA

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025
BOTA

Kryeministri britanik do të vizitojë Turqinë, çfarë pritet të diskutojnë dy liderët

16:25 : 26/10/2025
BOTA

Turqia po forcon mbrojtjen ajrore, kërkon avionë bombardues “Eurofighters” nga Katari dhe Omani

15:45 : 23/10/2025
Para

Si do të jetë moti këtë fundjavë? Zbuloni parashikimin e sinoptikanëve

TË GJITHA

Horoskopi, 3 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/11/2025

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com