Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, ka thënë se me qasjen e kryeministrit Kurti në dialog, nuk pret të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjerin social Facebook, ka thënë se Kurti ka vetëm një diskurs agresiv retorik, “gjoja duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë dhe duke thënë që Serbia nuk do marrëveshje.”
Tutje ai ka shkruar se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e vështirë për shkak të historisë, por edhe për shkak të një politikeje armiqësore që po ndjek ende Serbia ndaj shtetit tonë!
“Mirëpo, vetëm në bashkëpunim me partnerët perëndimorë ne mund ta përmbyllim shtetësinë tonë me anëtarësim në OKB, ku, dialogu duhet t’i shërbejë Kosovës dhe jo Serbisë! Pse i duhet Kurtit besimi qytetarë, legjitim dhe pozita e kryeministrit nëse ai nuk ka guxim, vullnet dhe nuk bën asnjë veprim politik për të mbyllur tema të mëdha sikurse marrëveshja për njohje të ndërsjellë me Serbinë?!”, ka shkruar Hoxhaj.