• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Me Shqipërinë shkojmë në Hagë”/ Begaj i përgjigjet Mitsotakis: Do zbatoj Kushtetutën

18:59 : 20/01/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Çështja e detit me Greqinë ishte një nga pikat e trajtuara nga Presidenti Bajram Begaj në një intervistë për Zërin e Amerikës ditën e sotme.

Lidhur me të, Kreu i Shtetit tha se do të respektojë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të Drejtën Ndërkombëtare, duke marrë parasysh edhe fqinjësinë e mirë.

Fjalët e Begajt vijnë në një kohë që një deklaratë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nga mbledhja e liderëve në Forumin Ekonomik të Davosit për zgjidhjen e çështjes së Detit në Hagë “pushtuan” faqet e para të mediave helene dhe në Tiranë.

“Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të diskutojmë çështjen e shelfit kontinental dhe zonave detare në Egje. E bëmë me sukses me Italinë dhe Egjiptin, me Shqipërinë do ta çojmë çështjen në Hagë dhe ajo do të vendosë”, tha dje Mitsotakis.

Sakaq, Begaj teksa u pyet nga VOA në lidhje me deklaratën e pak javëve më parë të ministres së Jashtme Olta Xhaçka për nisjen e bisedimeve me Greqinë tha se Athina zyrtare është një partner strategjik dhe çështjet e mbartura do të zgjidhen në kuadër të fqinjësisë së mirë.

Lexo edhe:

Lirime nga detyra dhe emërime, Begaj njofton disa lëvizje në zyrat diplomatike

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë? Dendias zbarkon nesër në Tiranë, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

“Autorizimi që ju përmendet do të lëshohet konform kërkesës nga ana e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe do të lëshohet nga unë, siç e përmenda më parë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Begaj.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Zoti President! Më lejoni të ndalem tek një tjetër temë, ajo e marrëdhënieve më Greqinë, një vend anëtar i Bashkimit Europian si dhe fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Pararendësi juaj, zoti Meta, ka ngritur një seri pikëpyetjesh ndaj qeverisë, pasi kjo e fundit vendosi që për çështjen e detit me Greqinë t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ju a jeni informuar për këtë çështje dhe si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të këtij procesi?

Presidenti Bajram Begaj: Vendi ynë ka raporte të mira me të gjithë fqinjët. Këtu hyn edhe Greqia. Greqia fqinje është një partner strategjik për vendin tonë, po ashtu një partner shumë i rëndësishëm ekonomik. Ne jemi vend aleatë në NATO dhe i ndërtojmë marrëdhëniet bazuar në reciprocitet dhe në respekt të njëri tjetrit. Historia dhe kultura e lashtë e të dy vendeve, si dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ashtu edhe komuniteti grek në Shqipëri, janë ura të forta lidhëse të këtij bashkëpunimi dhe miqësie. Për çështje të hapura, si kjo që ju sapo përmendët, unë shprehem që, çdo çështje e re apo e vjetër, e lidhur me shtetin grek, do ta trajtoj në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare, kuptohet, në respekt të fqinjësisë së mirë, reciprocitetit dhe si aleatë në NATO.

Zëri i Amerikës: Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, tha pak javë më parë se Shqipëria po përgatitet për të nisur bisedimet me Greqinë për çështjen e detit, për të gjetur kompromisin me Greqinë mbi pyetjet, që do t’i drejtohen gjykatës. Për këtë duhet të merret një autorizim nga ana juaj. A keni patur kontakte me ministrinë e jashtme? A është kërkuar ky autorizim?

Presidenti Bajram Begaj: Kam informacionin që ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar konsultime diplomatike në lidhje me detajet dhe procedurat në vijim, se si do të zgjidhet kjo çështje. Autorizimi që ju përmendet do të lëshohet konform kërkesës nga ana e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe do të lëshohet nga unë, siç e përmenda më parë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimeve rë Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Zoti President, ju zhvilluat një vizitë në jug pak kohë më parë. Mediat këtu njoftuan, se rrugës për në Bashkinë e Finiqit ju nuk ndaluat atje, ndonëse Kryetari i Bashkisë ju priste. Mediat greke e komentuan këtë, si një arsye që lindi nga fakti, se aty po valëvitej flamuri grek. Çfarë ndodhi realisht?

Presidenti Bajram Begaj: Para një muaji, ndoshta pak më shumë, kam bërë një vizitë në bashkitë e jugut, dhe në këtë tur vizitash ishte planifikuar dhe vizita në bashkinë e Finiqit. Së bashku më kryetarin e bashkisë së Finiqit, Prefektin e qarkut dhe deputetë të zones, kam zhvilluar një vizitë në parkun arkiologjik të Finiqit, dhe më pas u takuam dhe bashkëbiseduam me një grup qytetarësh të bashkisë Finiq, për çështje të ndryshme që ata i shqetësonin më shumë. Me këtë rast unë i bëj thirrje çdo shqiptari, që të bëjë një vizitë në parkun arkeologjik të Finiqit. Është pjesë e trashëgimisë tonë kulturore. Mendoj, që është park i harruar, por duhet të bëhet më shumë, që tur-operatorët, turistët, njerëzit e tjerë të shkojnë ta vizitojnë si çdo atraksion tjetër turistik në vendin tonë. Sa i përket të tjerave, unë si President i Republikës, jam i detyruar të zbatoj Protokollin shtetëror, ceremonialin e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin për simbolet në Republikën e Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Një gjë tjetër që ra në sy gjatë vizitës tuaj, koeçidencë apo jo, ishte se ajo u zhvillua dy ditë para vizitës së kryeministrit grek në zonat minoritare…

Presidenti Bajram Begaj: Ju siguroj, ishte thjesht rastësi, dhe nuk ka vend për asnjë teori konspirative.

Etiketa: Bajram BegajCeshtja e Detitdeti me greqineKyriakos Mitsotakis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirime nga detyra dhe emërime, Begaj njofton disa lëvizje në zyrat diplomatike

14:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë? Dendias zbarkon nesër në Tiranë, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

18:09 : 24/05/2026
AKTUALITET

Çështja e detit në Hagë, Meçollari: Qeveria shqiptare po favorizon Greqinë!

12:43 : 11/05/2026
AKTUALITET

Vasili: Pazari i Ramës me kufirin detar me Greqinë, të hetohet nga SPAK si tradhëti kombëtare!

17:45 : 24/04/2026
AKTUALITET

Lirohen nga detyra 5 ambasadorë, emërohen pasuesit e rinj

11:36 : 17/04/2026
AKTUALITET

Të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams me pasaportë shqiptare

09:56 : 11/04/2026
Para

Nëse jeni të ftohur, këto 8 ushqime rrisin imunitetin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom