• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dinamizohet dialogu Kosovë-Serbi me vizita të emisarëve

Disa përfaqësues të lartë të BE-së dhe SHBA-së do të qëndrojnë në Prishtinë e Beograd ditët e ardhshme. Javët e fundit është shtuar dinamika e politikës botërore për të nxjerrë nga ngecja dialogun Kosovë-Serbi.

12:17 : 19/01/2023
në RAJONI
Peter Stano, zëdhënës i KE për politikën e Jashtme

Peter Stano, zëdhënës i KE për politikën e Jashtme

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë Jens Plettner, dhe ai i Francës Emmanuel Bonne, të premten(20.01.) qëndrojnë në Kosovë. Tema e vetme është dialogu Kosovë-Serbi dhe mundësia që të ketë një marrëveshje të shpejtë për përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Serbien Kossovo EU Treffen

Vizitën e një delegacioni të përmasave të tilla e konfirmoi zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano. “Vizitat e përfaqësuesve tanë njoftohen nga institucionet e BE-së. Vërtetë emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv. sekretari amerikan Gabriel Escobar”, tha Stano. Lajçak të merkurën takoi ndaras në Davos të Zvicrës ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq ku pati siç tha “një diskutim të thelluar për hapat e ardhshëm në dialog”, pa dhënë detaje tjera.

US Kosovo Derek Chollet Vjosa Osmani

Prishtina nën presion

Autoritetet e Prishtinës janë nën presion që të nisin punën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që sipas SHBA-së dhe BE-së, është obligim i Prishtinës i dalë nga një marrëveshje e vitit 2013.

Lexo edhe:

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, refuzon formimin e Asociacionit duke argumentuar që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se qeveria nuk mund të krijojë Asociacion njëetnik. Serbia, në anën tjetër e kushtëzon normalizimin e mëtejshëm të raporteve me Kosovën pikërisht me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti, megjithatë së fundmi nuk e ka përjashtuar mundësinë që Asociacioni të diskutohet në kuadër të një marrëveshjeje finale për normalizimin e raporteve, por përjashton mundësinë që Asociacioni të jetë njëetnik.

Chollet pret propozime

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet, i cili javën e shkuar ishte në Prishtinë dhe Beograd, u kërkoi autoriteteve të Prishtinës që të hedhin në tavolinë propozimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është një detyrim ligjor. “Dua të jem i qartë se ne nuk e mbështesim dhe nuk do ta mbështesim një organizimin të tipit Republike Srpska. Nuk po i kërkojmë Kosovës asnjë aranzhim që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Parlamenti i Kosovës i ka ratifikuar marrëveshjet e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se është e domosdoshme të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe gjë që ne besojmë se e bënë këtë një detyrim ligjor për qeverinë e Kosovës”, tha Derek Chollet.

US Kosovo Derek Chollet Albin Kurti

Këto deklarata i mbështeti edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i cili bëri thirrje edhe një herë që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin. “Plotësisht dakord me Cholletin se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Propozimi nga Kosova ende nuk është aty”,  shkroi ambasadori Rohde në Twitter.

Cilat janë detyrat e Asociacionit

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe parasheh që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Përmes Asociacionit këto komuna do të përfaqësojë interesat kolektive të tyre, sidomos në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Gjatë muajit dhjetor në veri të Kosovës pati tensione të mëdha ku për tre javë grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët kryesore në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish polici serb, nën dyshimet për sulm ndaj KQZ-së. Tensione ndërmjet Kosovës dhe Serisë kishte edhe për çështjen e targave të veturave serbe të lëshuara në Serbi që Kosova nuk i pranonte.

Kosovo Strpce | KFOR-Friedenssoldat an Kontrollpunkt
KFOR – pikat e kontrollit

Në dhjetor u arrit një marrëveshje ku Kosova lejoi qarkullimin e tyre edhe për një kohë, ndërsa, Serbia u pajtua që të mos prodhojë më targa.  Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Xhelal Sveçla, tha të mërkurën në mbrëmje që “Serbia shkeli këtë marrëveshje dhe po prodhon dhe po ri-regjistron  targa për veturat e serbëve në Kosovë”.

“Serbia ka shkelur dakordimin për targat. Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Kufirit, ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale “KM”, të ri-regjistruara në muajin dhjetor 2022, shkroi ministri Sveçla duke njoftuar njëkohësisht Policia e Kosovës nuk do të lejojë hyrjen e këtyre veturave në territorin e Kosovës./DW

Etiketa: Dialogu Kosovë – SerbiGabriel Escobari dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për BallkaninKFOR

Lajme të lidhura

RAJONI

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

15:53 : 17/05/2025
RAJONI

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

13:28 : 07/04/2025
RAJONI

Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

16:34 : 02/04/2025
RAJONI

Kosovë/ KFOR-it i bashkohen 270 trupa nga rezervat operacionale të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë e Rumanisë

19:36 : 01/04/2025
RAJONI

Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

21:42 : 28/03/2025
Lajmet e Dites

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime për trupat e KFOR në Kosovë

11:02 : 06/03/2025
Para
Foto ilustruese

Sekuestrohen 4 apartamente në Elbasan, në pronësi të çiftit të dënuar për drogë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com