Një ngjarje e rëndë, e ndodhur katër vite më parë në Greqi dhe që ka për protagoniste një vajzë shqiptare është zbuluar së fundmi.
Sipas mediave helene vajza shqiptare në kohën kur ka qenë vetëm 16 vjeçe dhe kryente praktikën në një biznes privat në zonën e Volosit, është përdhunuar nga pronari i saj 53-vjeçar.
Gjykata e Larisës e ka shpallur biznesmenin 53-vjeçar fajtor për abuzim me të mitur në mënyrë të pahijshme dhe të vazhdueshme në kompaninë e tij (me rrethanat rënduese të një personi që jep mësime për një të mitur) dhe e dënoi me 4.5 vjet burg dhe 3 vite pezullim licence.
Protothema.gr shkruan se dyshimet janë që 53-vjeçari dhe vajza (tashmë 20 vjeçe) të kenë kryer marrëdhënie seksuale jashtë biznesit të tij, gjatë kohës që ai e kishte punësuar si praktikante.
53-vjeçari dyshohet se ndër të tjera ka pohuar se nuk e dinte moshën e të miturës, pasi fiziku i saj i ngjante me atë të një vajze në moshë madhore. Madje ai është shprehur se mes tyre ka pasur një lidhje dashurie që dihej nga të gjithë dhe ata nuk fshiheshin pasi dilnin rregullisht bashkë.
Më tej ai është mbrojtur duke thënë se nuk ka kryer asnjë akt seksual brenda biznesit gjatë praktikës së të miturës dhe se nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj, ndërsa marrëdhëniet seksuale ishin bërë me dëshirën e 16-vjeçares.
Nga ana e saj, vajza mësohet se ka dëshmuar se është shfrytëzuar nga biznesmeni 53-vjeçar, i cili e ka mashtruar për ta joshur në akte seksuale. Abuzimi dyshohet se është kryer në periudhën nga nëntori 2017 deri në shtator 2018, në vende jashtë biznesit të të pandehurit.
Prindërit e të miturës në atë kohë raportuan ngjarjet dhe ngritën padi kundër Voliotis, një profesionist i pavarur, ndërsa të njëjtin denoncim dyshohet se ka bërë edhe vëllai i saj.
Ajo, sipas të njëjtave burime, ka hezituar të flasë për atë që dyshohet se i ka ndodhur, por ka ngritur dyshimet e prindërve të saj kur papritur ka ndaluar së shkuari në kompaninë ku po trajnohej, nëpërmjet një programi të OAED.