Klubi i Arabisë Saudite, Al-Nassr, duket se ka ëndrra të mëdha për të ardhmen dhe duket se nuk do të mjaftohet të ketë vetëm një yll në ekip si Cristiano Ronaldo.
Sipas Daily Mail, në fakt, një tjetër emër i madh mund ta ndjekë portugezin: Marco Reus. Pikërisht kështu, kapiteni i Borrusia Dortmund, mund t’i bashkohet Ronaldo-s këtë verë, duke parë se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Në Gjermani, vënë në dukje, se kontrata e tij do të jetë 10% e shumës që përfiton Cristiano, por edhe kështu, me 20 milionë euro, do të përfitonte shumë më shumë se 12 milionë eurot që fiton aktualisht te Dortmund-i.
Ndërkohë, të gjithë ata që prisnin të shihnin në fushë këtë fundjavë sulmuesin Cristiano Ronaldo me fanellën e Al-Nassr kanë mbetur të zhgënjyer. 37-vjeçari, që vetëm pak ditë më parë mbërriti në Arabinë Saudite, do të luajë ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re më 22 janar.
Lajmin e konfirmoi trajneri i skuadrës së Al-Nassr, Rudi Garcia. Ai sqaroi se Aventura e CR7 në kampionatit saudit, atë të Saudi Pro League, do të jetë më 22 janar. “Cristiano nuk do të luajë në ndeshjen e radhës që kemi ndaj Al-Shabab. Ai do të jetë në fushë ndaj Al-Ettifaq, më 22 janar”, tha Rudi Garcia.
Debutimi i sulmuesit portugez u shty edhe për shkak se ai është i skualifikuar me 2 ndeshje nga Premier League. Gjithsesi, duket se si Ronaldo ashtu dhe trajneri Garcia kanë kërkuar të kenë më shumë kohë në dispozicion për të hedhur në fushë portugezin, që ende nuk e njeh mirë skuadrën e tij të re.