• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali, PD: Universitetet publike drejt privatizimit, Rama asgjëson arsimin e lartë

11:51 : 06/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike denoncoi këtë të enjte atë që e cilësoi si skandalin e radhës të Qeverisë “Rama”, e cila ka vendosur që të privatizojë edhe universitetet publike.

Nga foltorja e selisë blu, drejtuesja e Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Inovacionit, Lili Sula theksoi se ky vendim është miratuar përmes VKM-je që parashikon tjetërsimin e Universiteteve Publike në Fondacione. VKM-ja në fjalë, tha Sula, asgjëson përfundimisht arsimin e lartë shtetëror.

“Universiteti shqiptar ndodhet në udhëkryqin më të errët e në ditët më të vështira që prej themelimit të tij. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria po tjetërson statusin e universiteteve publike, duke i shndërruar në universitete publike të pavarura ose – siç quhen në VKM, – në fondacione.

VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015.

Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike – që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 – duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës.

Lexo edhe:

Rama nuk është çmendur, populli po…

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

Përmes kësaj VKM universitetet do të rithemelohen, thënë ndryshe:

– pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;

– gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë; e për më tepër;

– do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar.

Rithemelimi i universiteteve si fondacione, privatizimi i tyre dhe kontratat e punës 1- vjeçare për pedagogët do të thotë: nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat, për shkak të shtrëngesës për mbijetesë do të detyrohen të rrisin taksat e studentëve.

Pas goditjes së autonomisë së universiteteve dhe centralizimit të saj në plan financiar e administrativ dhe atë të lirive akademike.

– pas ngritjes së një sërë agjencish jashtë ministrisë së arsimit, që si masat tumorale burokratizojnë vertikalisht jetën e universiteteve dhe shpenzojnë buxhetin e tyre (kujtojmë se AKFAL – Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë nuk funksionon fare),

– pasi mbylli prej 9 vitesh studimet doktorale, duke i hequr në mënyrë antiligjore universiteteve ciklin e tretë të studimeve, si dhe duke i ndaluar arbitrarisht të drejtën e kualifikimit studentëve më të mirë, e njëherësh duke pezulluar kërkimin shkencor në vend,

– pasi përcaktoi mesataret hyrëse për maturantët për të nisur studimet e larta, duke i detyruar ata të marrin rrugët e mërgimit në këtë shpopullim të pashembullt historik të kombit,

– pas mbylljes së dhjetëra degësh studimore dhe uljes së numrit të studentëve thuajse në të gjitha degët,

– pasi shpërfilli me arrogancë e shantazhoi çdo kërkesë të ligjshme të pedagogëve dhe lëvizjes universitare të sindikatës.

– e më së fundmi, pas miratimit të një buxheti qesharak për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2023, që është shumë larg premtimeve që ka dhënë vite më parë kjo qeveri dhe ky kryeministër, me Vendimin e këshillit të ministrave 741, kryeministri po i nxjerr universitetet në ankand, sikur të jenë një mall i zakonshëm, fati i të cilit hidhet e pritet në mënyrën më poshtëruese.

Partia Demokratike dënon me force këtë goditje fatale të botës universitare dhe është konseguente në kundërshtimin e vazhdueshëm të të gjithë bazës ligjore me anë të së cilës qeveria shqiptare orvatet të përligjë goditjen më të rëndë e më vdekjeprurëse se çdo goditje të mëparshme.

Theksojmë se me ardhjen në krye të vendit, Partia Demokratike do të abrogojë ligjin 80/2015 dhe do t`i kthejë dinjitetin universiteteve.

I bëjmë thirrje profesoratit, studentëve, stafit administrativ, sindikatës së punonjësve të universiteteve, qytetarëve e gjithë faktorëve të interesit të mos e lejojnë këtë asgjësim ekzistencial të universiteteve, por t’i dalin zot tempujve të dijes”, deklaroi drejtuesja e Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula.

Etiketa: Partia Demokratikeqeveria RamaRamaSkandali i QeverisëUniversitetet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
Para

Ilir Meta shkon në selinë e PD-së, Berisha anulon takimin e përjavshëm, ja arsyeja

TË GJITHA

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20:55 : 20/07/2025

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com