• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lekët, ose të thera”/ E moshuara në Maliq tregon si e grabitën: Më mori 10 000 €

21:16 : 05/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 29 dhjetor në fshatin Pirg të Maliqit, ku një person i paidentifikuar, ka hyrë në banesën e një të moshuare dhe e ka grabitur me dhunë një shumë parash. Sipas saj, i janë grabitur 10 mijë euro.

E moshuara Luljeta Hoxha, që prej 29-dhjetorit ndodhet e shtruar në spital. Ajo ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ku sipas saj, një person i maskuar hyri në banesë rreth orës 22:00, dhe me një thikë e ka kërcënuar të moshuarën dhe i ka kërkuar paratë.

Sipas dëshmisë së saj, i riu e ka lidhur me litarë dhe e ka tërhequr zvarrë nëpër shtëpi duke i kërkuar paratë. Më pas, tregon ajo, i riu i ka gjetur paratë dhe i mori duke u larguar.

“Në orën 21:40 unë shkova në banjë mbarova aty dhe rashë në rrobet, sa rashë në këtë pozicion (tregon kur shtrihet) pa më zënë gjumi erdhi një djalë i gjatë i veshur, i maskuar, me kapuç maskë, vetëm një pashë. Më mori telefonin dhe ma hodhi. Lekët tha se të vrava dhe nxori një thikë. I thashë nuk kam lekë. Lekët e pensionit dhe kartat e bankës, kam ca lekë në bankë. Lekët tha se të vrava dhe e vuri edhe njëherë kapuçin të mos i shihja hundën. Më hipi sipër dhe më lidhi duart me litar, i kam shenjat akoma, po bëj 8 ditë. Më mori 10 mijë euro.

Bam këtu, bam këtu (tregon vendet ku e ka goditur), më lidhi duart më lidhi edhe këmbët, lekët se të vrava më thoshte, nuk kam lekë mor bir, prap unë u mundova të rezistoja pastaj më mori zvarrë si ata hajvanët e ngordhur dhe më çoi nga dhoma tjetër. I thosha gjithë kohës nuk kam lekë, pastaj fillova të shkumëzoja, mu pre takati, humba ndjenjat. Unë nuk i thashë më për lekët, por i gjeti vetë”, tha ajo për mediat.

Lexo edhe:

Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona (EMRAT)

Grabitën argjendarinë në Bulqizë, arrestohen dy ‘skifterët’

Ndër të tjera, Luljeta Hoxha thotë se nuk ka dyshime tek asnjë person, ndërsa ka frikë të kthehet në banesë.

“Kam shitur 2 toka një në 2001 një në 2012. Një e kam shitur 13 milion një e kam shitur 4 milionë e 250mijë lekë të vjetra. Unë jetoj vetëm, burri ka 2 vite që më ka vdekur. Pasi u zgjova zgjidha veten pasi isha e lidhur, më kishte vendosur shaminë në gojë. Pastaj siç isha shkova lajmërova komshien dhe u thashë më vranë më morën lekët, erdhën këta, lajmëruan policinë, erdhi policia më morën për këmbe për dorë më mbështollën me çarçaf më hodhën në barrelë dhe më sollën këtu.

Policia më mori në pyetje. Unë nk dyshoj te asnjë, nuk ja vë gishtin asnjërit apo në fshat apo në vëllazëri se kemi shkuar shumë, nuk di çfarë të them por që u torturova shumë. U prenë dritat u hap porta thashë me veten time çfarë u bë. Ishte djalë i ri rreth 30-35 vjeç, nuk e dallova dot, thëriste lekët dhe nxori një thikë dhe litarin që më lidhi.

O lekët o të thera më thoshte mua. Jetoj vetëm me pension, mbledh ndonjë lekë dhe le mënjanë vetëm këto nuk i gjetën dot, nuk kishin kërkuar aq. Kishin hapur divanët, se unë aty i mbaj, kishin bërë rrëmujë.

Kam shumë frikë të kthehem në shtëpi, shumë, po them mos marr ndonjë urdhër mbrojtje nga polici i zonës.

Nuk kam besim se do gjendet këtë pyetje ma ka bërë dhe policia. Burri më ka vdekur, fëmijë nuk kam, mbesat kujdesen për mua hyjnë dalin, mblodha dy lekë, i hoqa mënjanë, i hoqa për të tjerët… Më dhembin brinjët, nuk më kanë thënë akoma kur do dal, jam shumë e rënduar më është mpiksur gjaku, kam bërë skaner, grafi, skopi”, shtoi ajo.

Më herët këtë të enjte, edhe ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në rrjetin e tij social FB, një denoncim të një qytetari i cili tregonte ngjarjen në fjalë.

Etiketa: GrabitjeLuljeta HoxhaMaliq

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona (EMRAT)

15:55 : 06/11/2025
AKTUALITET

Grabitën argjendarinë në Bulqizë, arrestohen dy ‘skifterët’

12:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Morën peng biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë€, arrestohet dhe “skifteri” shqiptar/ Emrat – Detaje

12:47 : 04/11/2025
BOTA

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025
BOTA

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025
BOTA

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

10:53 : 26/10/2025
Para

“E nxirë dhe mezi merrte frymë”/ Komshia rrëfen për grabitjen e të moshuarës

TË GJITHA

Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim

17:53 : 06/11/2025

FOTO+EMRI/ Ky 21-vjeçari që humbi jetën në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore

17:53 : 06/11/2025

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

17:42 : 06/11/2025

Çfarë po ndodh? Jozi dhe babai i Stresit ulen në drekë pas muajsh përplasje

17:40 : 06/11/2025

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

17:24 : 06/11/2025

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish-finalistja e BBV tregon si është e vërteta

17:21 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com