Janë dashur 4 muaj hetime që Policia e Lezhës të ndërhyjë për një veprimtari kriminale që kishte si shënjestër nxënësit e shkollave. 3 persona janë arrestuar, mes tyre një ish-mësues, pasi shpërndanin marijuanë të kamufluar si cigare. Ata janë Sabri Zyba, 24 vjeç, Fatmir Ndreca, 46 vjeç, mësues dhe Petrit Gjoka, 41 vjeç.
Policia ka sekuestruar 340 cigare brenda të cilës ishte kamufluar lënda narkotike Marijuanë si dhe 555 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Mësohet se 46-vjeçari Ndreca në momentin që është arrestuar për t’i shpëtuar policisë ka deklaruar se ishte mësues i shkollës së Shënkollit.
DEKLARATA E POLICISË
Lezhë, finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “ARBEIT”
Arrestohen 3 shtetas të cilët në mënyre të kamofluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit Marijuanë.
Sekuestrohen 340 cigare brenda të cilës ishte kamufluar lënda narkotike Marijuanë, 555 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike, 1 automjet Mitsubish, 4 celularë dhe 1 armë gjahu me leje.
Me datë 30.03.2016, pas një pune hetimore 4 mujore, nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë u finalizua me sukses Operacioni i koduar “A R B E I T”
Në kuadër të cilit u identifikuan dhe zbuluan pas një pune të mirëfilltë policore i disa shtetasve të cilët në mënyrë të kamufluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit Marijuanë.
U arrestuan në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2, Kodit Penal, shtetasit:
-Sabri Zyba, 24 vjeç, banues në Lezhë
-Fatmir Ndreca, 46 vjeç, banues në Lezhë me funksion mësues në shkollën e mesme në Shënkoll ku dyshohet se shpërndante lëndën narkotike
-Petrit Gjoka, 41 vjeç, banues në Lezhë
Këtyre tre shtetasve iu sekuestruan në momentin e arrestimit në flagrancë në cilësinë e provës materiale:
-340 cigare brenda të cilës ishte kamofluar lënda narkotike Marijuanë
-555 doza të dyshuara si lëndë narkotike Cannabis Sattiva, të ambalazhuara ne qese plastike (farmaceutike)
-1 automjet Mitsubish me targa AA092GE
-4 celularë
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Fatmir Ndreca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike
-1 armë gjahu me leje
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
(Boldnews)