Një përdhunues famëkeq, dikur njeriu më i kërkuar i Britanisë, është lejuar të dalë nga burgu ndërsa përgatitet për lirimin e tij të plotë muajin e ardhshëm.
Shefat e lirimit me kusht zbuluan se Andrew Barlow është klasifikuar si një nga të dënuarit me sjellje të mirë, duke e lënë të dilte nga burgu përkohësisht i shoqëruar më policë.
Barlow, i quajtur më parë Longmire, u burgos në Tetor 1988 dhe u dënua me 13 burgime të përjetshme për 11 përdhunime, tre tentativa përdhunimesh, sulm të pahijshëm dhe përdorimin e një arme zjarri për t’i rezistuar arrestimit.
Midis 1981 dhe 1988 ai përdhunoi gra në pesë qarqe të ndryshme. E para ishte midis viteve 1981 dhe 1984 dhe e dyta në Gusht 1987 dhe arrestimit të tij u bë në Janar 1988, kur ai hapi zjarr me armë gjahu ndërsa dy oficerë policie e ndaluan.
Ai u quajt “Përdhunuesi i Rrugës së Kurorëzimit” pasi shumica e viktimave u sulmuan në shtëpitë e tyre me tarraca, kryesisht në Mançesterin e Madh. Dy nga sulmet ndodhën në rrugë. Ai përdhunonte adoleshentët dhe nënat e reja. Ai ka përdhunuar një grua në sy të fëmijës së saj tre vjeç dhe më pas një 15 vjeçare duke e kërcënuar me thikë.
Bordi i lirimit me kusht ka konfirmuar tani lirimin e tij. Vendimi u mor më 30 Nëntor dhe ishte hera e tetë që çështja e tij u shqyrtuar nga Bordi i Lirimit me Kusht.
Një përmbledhje e vendimit të Bordit të Lirimit me kusht thotë: Në vitin 2020, një panel i Bordit të Lirimit me Kusht shqyrtoi rastin e tij dhe rekomandoi transferimin në një burg të hapura. Ky rekomandim u pranua nga Sekretari i Shtetit dhe Z. Barlow u transferua në burgun e hapur në Janar 2021.
Pas kësaj lëvizjeje, ai kishte kaluar me sukses periudhat e lirimit të përkohshëm ku u shoqërua nga një oficer burgu. Në gjykatë u sollën fakte se ai kishte një sjellje mjaft të mira edhe në daljet e tij jashtë burgut.
Sjellja e tij ka qenë e mirë për shumë vite, ka marrë, ka marrë kualifikime arsimore dhe profesionale. Ai gjithashtu ka përfunduar programe të akredituara për të trajtuar problemet seksuale që ka pasur.