• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ Kriza globale e inflacionit rritet nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës

20:15 : 26/12/2022
në BOTA

Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në vitin 2022, pasi pasojat e pandemisë së koronavirusit u përkeqësuan nga agresioni rus në Ukrainën – gjë që bëri që çmimet e energjisë të rriteshin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Obeng Krampah importon mobilje të përdorura për t’i shitur në qytetin e tij të lindjes, Akra. Por ai po përpiqet të nxjerr pak fitim. Inflacioni në Ganë ka arritur dyzet për qind këtë vit – dhe monedha vendase pothuajse është përgjysmuar në vlerë kundrejt dollarit amerikan.

“Këto ditë duhet të përdorësh dyfishin e parave për të importuar le të themi një kontejner; Të njëjtat mallra, e njëjta sasi, por çmimi është dyfishuar”, thotë ai.

Në të gjithë botën, bankat qendrore kanë rritur normat e ineresit në përpjekje për të zbutur inflacionin e nxitur nga rritja e kostove të energjisë. Rezerva Federale amerikane rriti normat e interesit gjashtë herë në vitin 2022 – duke forcuar dollarin.

“Njerëzit blejnë mallra, shesin mallra, por me një ndryshim në kohë. Nëse gjatë asaj kohe monedha ndryshon, prodhuesi ose blerësi mund të humbasin para. Dhe e gjithë kjo, është gjithashtu e lidhur me inflacionin. Dhe jo vetëm inflacionin, por pritshmëritë e inflacionit. Pra, nëse po shes hamburgera, sa duhet t’i shes tani? A duhet të vazhdoj të ndryshoj çmimin çdo ditë?”

Lexo edhe:

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

Pasiguria ka goditur ekonominë botërore – parashikimi është se ajo do të rritet me vetëm 2.2 për qind në vitin 2023, nga mbi pesë për qind vitin e kaluar.

“Rritja e normave globale të interesit po rrit koston e huamarrjes dhe po i vë shumë familje, firma dhe qeveri nën presion të shtuar. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po përkeqëson gjithashtu kushtet për vendet me të ardhura të ulëta. Shumë prej tyre janë veçanërisht të pafuqishme për të përballuar çmimet te larta të ushqimit dhe energjisë dhe, përveç kësaj, së bashku me kushtet financiare globale, rrisin rrezikun e shqetësimit të mëtejshëm të borxhit në ato vende“, thotë Mathias Cormann, Sekretar i Përgjithshëm me Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.

Ky shqetësim ndihet në mënyrë ekstreme në Sri Lanka – e cila po vuan krizën e saj më të keqe financiare që nga pavarësia në vitin 1948. Qeveria nuk pagoi dot në kohë borxhet e saj në maj, pasi inflacioni arriti në 70 për qind.

“Nuk mund të blejmë as pulë, peshk apo ndonjë mish tjetër. Hamë vetëm perime dhe gjethe. Është e vështirë për ne që t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla dhe madje t’u sigurojmë ushqimet e duhura. Po kalojmë një kohë shumë të vështirë” thotë Nagamma, banore e zonës

Në të gjithë botën, punëtorët po kërkojnë paga më të mira, ndërsa inflacioni po zvogëlon rrogat e tyre. Në Britani, infermierët dhe punonjësit e ambulancës do të organizojnë greva në dhjetor.

“Më është dashur të pakësoj shumë gjëra për fëmijët, që nuk kam mundësi t’i siguroj për shkak të kostos së lartë të jetesës”, thotë Chukwudubem Ifeajuna, infermiere në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar britanik.

Inflacioni parashikohet të bjerë paksa në vitin 2023. Por me luftën në Ukrainë që është ende e ndezur – dhe çmimet e energjisë të larta – viti i ri do të sjellë pak lehtësim për miliarda njerëz që luftojnë për t’ia dalë mbanë.

Marrë nga VOA

Etiketa: inflacionkriza globaleRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
BOTA

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025
BOTA

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

09:14 : 05/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
Para

Habit Erdogan: CR7 u penalizua për shkak të Palestinës, ju tregoj të ardhmen e tij

TË GJITHA

Një tërmet me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

09:01 : 11/10/2025

Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

08:45 : 11/10/2025

Mjekët: Trump është 79 vjeç, por ka një “moshë kardiake” si një 65-vjeçar

08:35 : 11/10/2025

Këmbimi valutor 11 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 11/10/2025

Administrata Trump nis shkarkimet masive, mbi 4 mijë punonjës humbin vendin e punës

08:14 : 11/10/2025

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 11/10/2025

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com