• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Bartram, portieri që mbeti vetëm në mjegull, loja u ndërpre dhe ai nuk e mori vesh

17:29 : 26/12/2022
në SPORT

Më 25 dhjetor 1937, ndodhi një nga ngjarjet më të pazakonta dhe më të kujtuara në historinë e futbollit. Në Krishtlindjet e atij viti, gjatë “Boxing Day” në ligën angleze, Charlton dhe Chelsea u përballën me njëri-tjetërin në një duel ku u shfaq Samuel Bartram, portieri që mbeti i vetëm në mes të mjegullës dhe nuk e kuptoi kurrë që loja ishte ndërprerë.

Sam Bartram bëri debutimin e tij në Charlton dhe u tërhoq në të njëjtin ekip 22 vjet më vonë me më shumë se 600 ndeshje të luajtura. Edhe pse ai është një legjendë, madje ka një statujë në ambientet e klubit, portieri mbahet mend për një ndeshje të pabesueshme kundër Chelseat në Stamford Bridge.

Dueli, që do të luhej në Krishtlindje të vitit 1937, rrezikonte të pezullohej nga mjegulla e fortë. Gjyqtari e ndalonte lojën herë pas here për shkak të problemeve me dukshmërinë derisa vendosi ta pezullonte atë përgjithmonë. Protagonistët dhe publiku u larguan ngadalë nga stadiumi. Të gjithë përveç njërit, Sam Bartram nuk e mori vesh kurrë për vendimin e ardbitrit dhe qëndroi në fushë derisa një punonjës i fushës e lajmëroi pas 15 minutash.

Vite më vonë, në autobiografinë e tij, Bartram dha detaje të natës së pazakontë në të cilën mbeti i vetëm në ndeshjen kundër Chelseat.

Lexo edhe:

Chelsea sfidon Fluminensen në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve

Zyrtare/ Blerje 63 milionë euro, Chelsea përforcohet në sulm

“Unë pashë gjithnjë e më pak lojtarë. Isha i sigurt se po dominonim lojën, por më dukej e qartë se nuk kishim shënuar gol, sepse shokët e skuadrës do të ishin kthyer në pozicionet e tyre dhe unë do të kisha parë njërin prej tyre. Nuk u dëgjuan as britma festimi.”

Ai kaloi rreth 15 minuta në fushë dhe një punonjës, i cili u habit kur e pa atë ende në fushë, e nxorri jashtë.

“Pesëmbëdhjetë minuta më parë ndeshja u ndërpre. Stadiumi ishte krejtësisht bosh”, shtoi ai. Me të mbërritur në dhomën e zhveshjes, shokët e tij të skuadrës u befasuan kur e panë atë duke u vonuar dhe talleshin kur mësuan historinë.

“Tashmë isha i habitur që ishim kaq dominues”, tha ai duke qeshur.

Sam Bartram bëri debutimin e tij në moshën 20-vjeçare me fanellën e Charlton dhe luajti 623 ndeshje në 22 vjet. Ai doli në pension në moshën 42-vjeçar duke qenë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në klub dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi titullin e vetëm në historinë e tij, FA Cup 1947. Për momentin ndodhet një statujë në ambientet e stadiumit.

Etiketa: CharltonChelseaSam Bartram

Lajme të lidhura

SPORT

Chelsea sfidon Fluminensen në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve

08:46 : 05/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Blerje 63 milionë euro, Chelsea përforcohet në sulm

20:51 : 02/07/2025
SPORT

Në 2018 u bë portieri më i shtrenjtë në histori, Arsenali firmos me spanjollin

21:33 : 01/07/2025
SPORT

Benfica-Chelsea u ndërpre për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll

09:36 : 29/06/2025
SPORT

Chelsea e kërkoi me ngulm para Botërorit, Igli Tare zyrtarizon të ardhmen e Maignan

17:50 : 25/06/2025
SPORT

Chelsea bën “pazar” tek Ajax, ofron Brojën për sulmuesin 19-vjeçar

11:14 : 21/06/2025
Para

‘Kosova, prag luftë për shkak të BE’!/Shpërthen Rusia: Mos provokoni!

TË GJITHA

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

11:49 : 06/07/2025

I dha 10 mijë euro me fajde një personi, detaje nga arrestimi i policit! I mbante peng makinat

11:40 : 06/07/2025

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 4 të arrestuar dhe disa të plagosur në Tiranë

11:34 : 06/07/2025

Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja

11:22 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com