• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA thirrje Putinit: Prano realitetin dhe tërhiq trupat nga Ukraina

23:41 : 23/12/2022
në BOTA

Shtetet e Bashkuara i bën thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të pranojë realitetin dhe të tërheqë trupat nga Ukraina, pasi lideri rus më në fund e quajti konfliktin “luftë”.

Që kur Putin ka urdhëruar pushtimin në shkurt, Rusia zyrtarisht i është referuar luftës si “operacion të posaçëm ushtarak” dhe ka miratuar ligje që sanksionojnë përdorimin e fjalës luftë.

Por, gjatë një konference të enjten, Putin përdori fjalën “luftë”, që siç tha, shpreson që të përfundojë sa më shpejt.

“Që nga 24 shkurti, SHBA-ja dhe e gjithë bota e kanë ditur se ‘operacioni i posaçëm ushtarak’ i Putinit ishte luftë e paprovokuar dhe e pajustifikuar ndaj Ukrainës. Më në fund, pas 300 ditësh, Putin e quajti atë siç edhe e ka emrin, luftë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit më 23 dhjetor.

“Si një hap drejt pranimit të realitetit, ne i bëjmë thirrje atij që t’i japë fund kësaj lufte duke tërhequr forcat nga Ukraina”.

Lexo edhe:

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pavarësisht nga terminologjia e përdorur nga Putini, “agresioni i Rusisë kundër fqinjit sovran ka rezultuar në vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje”.

“Populli i Ukrainës padyshim që gjen pak ngushëllim në deklaratën e Putinit, që pasqyroi realitetin, sikurse edhe dhjetëra mijëra familje ruse, familjarët e të cilëve janë vrarë duke luftuar për luftën e Putinit”.

Një gjykatë ruse më herët gjatë këtij muaji dënoi politikanin opozitar, Ilya Yashin, me tetë vjet e gjysmë burgim për shkak të “informacioneve të rreme” për luftën. Kjo akuzë u ngrit në bazë të legjislacionit të ri të miratuar nga autoritetet ruse.

Yashin kishte folur për masakrën në Buça, një qytezë afër Kievit, ku u gjetën trupa të civilëve të vrarë, me duar të lidhura pas shpine. Gjetjet në këtë qytezë u bën pas tërheqjes së forcave ruse.

Një ligjvënës opozitar dhe kundërshtar i pushtimit, Nikita Yuferev, tha të premten se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Putinit për “shpërndarje të lajmeve të rreme” lidhur me referencën e tij për “luftën”. /REL

Etiketa: PutinSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025
BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
BOTA

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025
BOTA

Zbulohet biseda telefonike mes Putin dhe Netanyahut

21:27 : 15/11/2025
BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
Para

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 24 dhjetor 2022

TË GJITHA

U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

08:40 : 17/11/2025

“Parlamenti para Kryeministrisë”/ Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e PD-së

08:40 : 17/11/2025

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

08:30 : 17/11/2025

Studimi/ Njerëzit që flasin më shumë gjuhë, plaken më ngadalë

08:30 : 17/11/2025

Sot seanca paraprake për Metën, vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo

08:22 : 17/11/2025

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025

Këmbimi valutor 17 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com