• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kompania kineze pranon se përdori të dhënat e TikTok për t’i gjurmuar gazetarët

11:49 : 23/12/2022
në BOTA, NDRYSHE, SHOW BIZ

Punonjësit e kompanisë kineze të teknologjisë, ByteDance siguruan qasje në të dhënat nga platforma e mediave sociale, TikTok, për t’i gjurmuar gazetarët në një përpjekje për të identifikuar burimin e rrjedhjeve të informacioneve në media, pranoi kompania të premten.

TikTok-u ka bërë përpjekje të mëdha për t’i bindur klientët dhe qeveritë e tregjeve kryesore si Shtetet e Bashkuara se privatësia e të dhënave të përdoruesve mbrohet dhe se nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Por, kompania amë, ByteDance, i tha AFP-së të premten se disa punonjës patën qasje në të dhënat e dy gazetarëve si pjesë e një hetimi të brendshëm për rrjedhjet e informacionit të kompanisë në media.

Ata kishin shpresuar të identifikonin lidhjet midis stafit dhe një gazetari të Financial Times dhe një ish-gazetari të BuzzFeed, u tha në një email nga këshilltari i përgjithshëm i ByteDance, Erik Andersen, i parë nga AFP-ja.

Lexo edhe:

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri

Të dy gazetarët raportuan më parë për përmbajtjen e materialeve që kanë rrjedhë nga kompania.

Secili prej punonjësve që u zbulua se ishte përfshirë, u pushua nga puna nga ByteDance, tha Andersen, megjithëse ai nuk bëri të ditur se sa ishte numri i tyre.

Në një deklaratë për AFP-në, ByteDance, tha se e dënon “iniciativën e gabuar që shkeli rëndë Kodin e sjelljes të kompanisë”.

Punonjësit kishin marrë adresat IP të gazetarëve në një përpjekje për të përcaktuar nëse ata ishin në të njëjtin vend me kolegët e ByteDance të dyshuar për zbulimin e informacionit konfidencial.

Megjithatë, plani dështoi pjesërisht sepse adresat IP zbuluan vetëm të dhëna të përafërta të vendndodhjes.

TikTok është sërish në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara, ku Kongresi është gati të miratojë një ndalim mbarëkombëtar për përdorimin e aplikacionit jashtëzakonisht të popullarizuar të videove të shkurtra në pajisjet qeveritare për shkak të rreziqeve të perceptuara të sigurisë.

Dhoma e Përfaqësuesve mund të miratojë këtë javë një ligj që ndalon përdorimin e TikTok-ut në telefonat profesionistë të nëpunësve civilë, një veprim që do të pasonte ndalimet në rreth 20 shtete të SHBA-së.

TikTok-u ka kërkuar t’i bindë autoritetet amerikane se të dhënat e SHBA-së mbrohen dhe ruhen në serverët e vendosur atje.

Por, pas raportimeve të mediave, ajo ka pranuar gjithashtu se punonjësit me bazë në Kinë kishin qasje në të dhënat e përdoruesve amerikanë, megjithëse kompania këmbënguli se ishte në rrethana strikte dhe shumë të kufizuara./REL

Etiketa: gazetarerrjedheje e te dhenaveTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

10:40 : 30/05/2026
AKTUALITET

OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri

14:29 : 18/05/2026
SHOW BIZ

Mblodhi mbi 400 mijë $ për vajzën me leuçemi, arrestohet në Dubai Aleks Visha

12:05 : 18/05/2026
AKTUALITET

Tentoi të vriste “Guccin” e Tik-Tok, si u kap gafil Fabjan Brahja? Tani radha e Bledar Çunit

15:50 : 15/05/2026
AKTUALITET

“Thashethemeqar, sqepar…”/ Çfarë mendon Rama për gazetarët kryesorë në vend?

22:51 : 13/05/2026
AKTUALITET

Policia kufizon komunikatat, organizatat e medias ngrenë shqetësime për lirinë e informimit

14:42 : 09/05/2026
Para

Sot seanca paraprake/ Sonila Qato në GJKKO, akuzat për tenderin e "Kardhiq-Delvinë"

TË GJITHA

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom