• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Halimi: Rama gënjeu Europën për mandatet e deputetëve të tij

14:38 : 30/03/2016
në POLITIKE

Deputeti demokrat Eduard Halimi e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama gënjeshtar para Europës dhe përfaqësuesit të saj të lartë. Në një deklaratë për mediat, Halimi quajti gënjeshtër faktin që Rama tha se do të kërkojë interpretim në Kushtetuese për mandatet e deputetëve të tij.

“Edi Rama gënjeu sot Europën dhe përfaqësuesin e saj të lartë sy për sy, kur tha se do të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me mandatet e deputetëve të tij, të kapur në shkelje të ligjit themelor. Ky është një mashtrim i turpshëm sepse vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ai refuzon ta zbatojë është interpretimi i qartë dhe detyrues i Kushtetutës. Të kërkosh interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është përqeshje, tallje dhe dhunim i hapur i detyrimit kushtetues për ta zbatuar atë”, tha Halimi.

Ai risolli në vëmendjen çfarë thotë Kushtetuesja në vendimin e saj.

“Ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese në Vendimin e saj që Rama refuzon ta zbatojë:

30. Gjykata vlerëson se në të tilla raste Kuvendi nuk mund të vërë në diskutim mocionin e paraqitur dhe nuk mund t`ia nënshtrojë atë debatit parlamentar…. Kuvendi në këto raste nuk mund t`i hyjë themelit të çështjes, pra vlerësimit nëse veprimet konkrete të pretenduara të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij, sepse në të kundërt do të ndërhynte në kompetencat që kushtetutëbërësi ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetuese…Vlerësimi i meritës së çështjes, pra nëse me veprimet e tij deputeti ka shkelur ndalimin kushtetues të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, me pasojë konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, është një çështje që i përket ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

30…Nëse do të pranohej një pushtet i tille i Kuvendit, (pra KM te refuzonte dorëzimin e deputeteve te vet para drejtesise), atëherë parashikimi kushtetutës do te zhvishej nga qëllimi i tij, çka do te përbënte ABUZIM ME PUSHTETIN E SHUMICES dhe do te ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve.

31. Për sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se për çdo shkelje të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, kur kërkohet konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e deputetit, Kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën ta shqyrtojë në themel çështjen.

“Dispozitivi: Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.”, tha Halimi.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vendosur qartë. “Me vendimin e saj, ajo thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë dhe jo Parlamenti. Ky vendim detyron parlamentin që ti dërgojë rastet e oligarkëve-deputetë të Ramës, të kapur në shkelje të Kushtetutës, duke përfituar fonde publike e koncesione, në Gjykatën Kushtetuese, dhe vetëm ajo vendos më pas për mandatet e tyre”, tha ai.

Halimi deklaroi se Rama mborn oligarkët e tij, vjedhjen e parave të shqiptarëve dhe dhunon shtetin ligjor.

“Por Edi Rama zgjodhi edhe sot të mbronjë oligarkët e tij, të mbrojë abuzimin, vjedhjen e parave të shqiptarëve, dhe të dhunojë Kushtetutën, gjykatën, shtetin ligjor.

Me mashtrimin e sotëm para Europës e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Edi Rama thelloi paligjshmërinë e tij duke pohuar publikisht se ai qëndron mbi ligjin, mbi kushtetutën, mbi gjykatat. Ai thelloi edhe më tej hendekun mes një populli të tërë në varfëri, papunësi, arrati dhe një grushti plaçkitësish të babëzitur që po pasurohen duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin”, u shpreh Halimi.

Ai theksoi se Partia Demokratike është e vendosur në betejën e saj për zbatimin e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese si themele të stabilitetit dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025
AKTUALITET

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025
BOTA

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025
BOTA

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025
AKTUALITET

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025
Para

Kapet 45-vjeçari i dënuar për vrasje në 2004

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com