Dita e sotme ka qenë një ndër më të ftohtat e dhjetorit, teksa termometri ka shënuar -1 gradë celcius në zonat e thella në veri dhe veri lindje.
Hasi, Peshkopia dhe Bulqiza janë qytetet që janë përballur me temperaturat nën 0 gradë celcius.
Nga dita e sotme dhe në vijim vranësirat shtohen në territor, por nuk pritet të ketë reshje.
E teksa Krishtlindjet janë shumë pranë të gjithë janë të interesuar të dinë nëse do të festojnë me flokët e borës që mbulojnë vendin?!
Në vitet e mëparshme jemi mësuar që ka patur rreshje dëbore të paktën në zonat malore, por këtë vit sinoptikania Lajda Porja parashikon se do t’i kalojmë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me kthjellime dhe pa reshje.
Madje e shtuna dhe e diela do të sjellin një rritje të temperaturave. Minimalet në zonat malore ngjiten në 3-5 gradë, ndërkohë maksimalet ngjiten në 19-20 gradë celcius në rang territori.
Edhe nata e ndërrimit të viteve do të jetë e thatë dhe pa reshje, por pas datës 27 dhjetor pritet një rënie e temperaturave në vend.