• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kam 2 vjet që pres të divorcohem”/ Vetingu “shkrin” çështjet familjare në Gjykatë

16:21 : 19/12/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

“Kam 2 vjet që pres të divorcohem. Kam ardhur nga Greqia prej disa vitesh pas ndarjes me bashkëshortin, por ligjërisht nuk ishim ndarë. Martesën e kemi bërë këtu dhe kam kërkuar të zyrtarizoj ndarjen. Problemi është se unë jam në bashkëjetesë me partnerin tim këtu në Tiranë dhe dua ta formalizoj lidhjen. Po më pengon sepse nuk marr dot asnjë dokument sepse vijoj të jem në martesë me ish-bashkëshortin. Plus kësaj, për të më vizituar djali im, duhet të marr prokurë tek ish-bashkëshorti pasi djali s’ka bërë akoma 18-vjeç.”

Migena, estetiste në një nga qendrat e mëdha në Tiranë, 40-vjeç, thotë se është e lodhur nga kjo zvarritje. Ajo thotë se ka ndërruar dy avokatë për këtë çështje, por mesa duket faji nuk është tek ata por tek mungesa e gjyqtarëve të çështjeve familjare.

Të pyetur nga Gazetasi.al, avokatët shprehen se në Gjykatën e Tiranës duhet të presësh deri në një vit për hedhjen e shortit për datën e seancës së parë të gjyqit për çështje familjare, zgjidhje e martesës, dhuna në familje, pensionet për fëmijët etj.

“Ka çështje gjyqësore që zgjasin edhe 3 vjet. Unë kam parë në dyert e gjykatave sidomos gratë që kërkojnë të divorcohen, që vijnë disa herë brenda vitit nga jashtë por nuk mund të startojë procesi, sepse mungojnë gjyqtarët”, thonë avokatët.

Avokat Adriatik Lapaj thotë se kjo që po ndodh në Gjykatën e Tiranës është një maskaradë.

Lexo edhe:

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

Apeli i GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

Nga 16 gjyqtarë që ishin në vitin 2016, si pasojë e Vettingut kanë mbetur vetëm 4, ku dy prej tyre janë të konfirmuar dhe vijojnë punën, ndërsa 2 të tjerë janë në proces.

“Me 4 gjyqtarë, ku për 2 nga ata nuk dihet fati, seksioni i çështjeve familjare rrezikon të shkrihet. Mos harroni se në gjykatën e Tiranës depozitohen afro 50 përqind e dosjeve për çështje familjare. Shumë gra që de facto janë të ndara nga burrat e tyre, bëjnë fëmijë me bashkëshortët e rinj, por fëmijët gjykata i regjistron me ish-bashkëshortët e parë pasi nuk është bërë divorci. Dhe kështu ata detyrohen të bëjnë proces për këtë. Ka të tjera që rrezikojnë deri dhe jetën si pasojë e dhunës nga bashkëshortët dhe duan të bëjnë divorcin, por pirgu i dosjeve në gjykatë po bëhet mal. Minimumi duhet të presin 8 muaj për të hedhur shortin në gjykatë për datën e seancës”, thotë avokatët.

Ky antikap i krijuar në 2 vitet e fundit, po dëmton sidomos fëmijët e prindërve të ndarë, të cilët mbeten pa pension ushqimor pasi vetëm ligjërisht baballarët detyrohen të paguajnë. Drama sociale por dhe kosto ekonomike duket se po prek më së shumti gratë në vështirësi ekonomike. Por nga gjykata e Tiranës nuk ka asnjë përgjigje. Deri atëherë dhe Migena e gratë që ndajnë të njëjtin problem, do të presë ditën e divorcit, ndërsa fëmija i saj të mbushë moshën 18-vjeç për të lëvizur i lirë pa lejen e njërit prind.

Etiketa: civiledivorcgjykatagjykata tiraneshtyhenvendimet

Lajme të lidhura

RAJONI

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

17:03 : 17/09/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

17:38 : 10/09/2025
BOTA

Izraeli përgatitet të fusë në burg Greta Thunberg, e akuzojnë si terro*iste

17:04 : 01/09/2025
AKTUALITET

Plagosi me thikë të riun në Korçë, burg për Aleks Qiqin

15:51 : 18/08/2025
RAJONI

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska

15:26 : 18/08/2025
AKTUALITET

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

09:50 : 14/08/2025
Para

Botërori në nota/ Shkëlqejnë Messi-Mbappe, ngelin në klasë Flick e shumë të tjerë

TË GJITHA

Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë/ Skandali përfshin Policinë, 4 urdhër-arreste nga Prokuroria

15:56 : 18/09/2025

Itali/ 34-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë të fshehur në pako çamçakëzi

15:43 : 18/09/2025

“Ballistët” mbetën jashtë Kuvendit/ Alimadhi akuza Nokës: Gjithmonë me hilera dhe poshtërsira

15:40 : 18/09/2025

Marrëveshje SHBA–Britani për Inteligjencën Artificiale, Trump dhe Starmer firmosin paktin në Chequers

15:37 : 18/09/2025

Nëna e vrasësit të Ilariës akuzohet për fshehje krimi, pastroi gjakun e 22-vjeçares në shtëpi

15:30 : 18/09/2025

Inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit liron nga burgu Davide Pecorellin

15:29 : 18/09/2025

Aksident në Shkodër, makina përplas një grua  

15:22 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com