• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre kandidatë në garë për një mandat 3 vjeçar, zgjidhet sot kreu i ri i SPAK

08:31 : 16/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të njohë sot kryetarin e ri, që do të drejtojë këtë organ të drejtësisë të ngritur në kaudër të reformës në drejtësi me një mandat 3 vjeçar.

Një nga tre kandidatët në garë, Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani do të pasojë në detyrë Arben Krajën pas zgjedhjeve që do të zhvillohen sot.

Neni 148/dh, pika 3 i Kushtetutës përcakton se kreu i SPAK-ut “zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligjit”.

E gjithë vëmendja do të jetë e adresuar te Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me 11 anëtarët e këtij organi që do do të vlerësojë 7 kritere për të përzgjedhur kreun e ri të SPAK.

Ato janë eksperienca në ndjekjen e dosjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar, eksperienca dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture, eksperienca në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative, eksperienca në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike dhe ndërveprimi me median, aftësitë në drejtimin të burimeve njerëzore, vizioni për drejtimin e SPAK si dhe imazhi që ka në publik si prokuror.

Lexo edhe:

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

11 anëtarët e KLP-së që do të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.

Sakaq, të gjitha kriteret e përcaktuara duket se do të favorizojnë kandidatët që kanë pasur nën hetim dosje të “nxehta” të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota, zgjidhet kreu i SPAK-ut.

Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash ata shkojnë në balotazh dhe KLP kryen një votim të dytë vetëm mes tyre.

Ndërkohë, vlen të theksohet se gara për kreun e ri të SPAK ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve sa më shumë afrohej afati përfundimtar, pasi nxori në pah edhe një krisje të fortë midis Ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.

Duket se amerikanët dhe qeveria mbështesin kandidatë të ndryshëm për të marrë në dorë “timonin” e drejtësisë dhe kjo shpjegon më së miri takimet e shpeshta dhe thirrjet në zyra që Kim u ka bërë 11 anëtarëve të KLP-së, ndërkohë që Rama e intensifikoj përplasjen me të., pas mesazhit: “Kreun e SPAK nuk e zgjedh ambasada e SHBA”.

KANDIDATET:

Adnan Xholi

Xholi ka qenë kandidat edhe në garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.

Adnan Xholi ishte kandidati i parë që dorëzoi zyrtarisht kërkesën.

Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori dhe punon në Prokurorinë e Përgjithshme prej viti 2013, ndërsa është konfirmuar në detyrë duke kaluar vettingun vitin e kaluar.

Edvin Kondili

Edvin Kondili ka qenë prokuror i Krimeve të Rënda dhe e kaloi me sukses vettingun në 7 qershor të vitit 2019. Prokurori që hetoi trafikun e 613 kilogramë kokainë që u kapën në një kontenier me banane në portin e Durrësit, rezultoi se nuk kishte probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës apo aftësitë profesionale.

Kondili ka qenë edhe një nga tre kandidatët në garën e parë për kreun e SPAK-ut, ku garoi me drejtuesin aktual Arben Kraja dhe prokurorin Altin Dumani.

Asokohe ai ishte i vetmi që nuk kishte mbajtur asnjëherë poste drejtuese në organin e akuzës.

Altin Dumani

Altin Dumani ka qenë një nga tre kandidatët edhe në garën e parë për kreun e SPAK-ut, ku garoi me drejtuesin aktual Arben Kraja dhe Ervin Kondilin.

Ai më 10 qershor të këtij viti u zgjodh zëvendësdrejtor i Prokurorisë së Posaçme me një mandat 2-vjeçar, ndërsa emir i Dumanit ishte propozuar unanimisht nga kolegët.

Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e “Jakave të Bardha”.

Ai ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  teksa detyrën ka nisur ta ushtrojë në mars të vitit 1999 si prokuror në Sarandë.

Etiketa: adnan xholiALTIN DUMANIAmbasada AmeirkaneEdvin KondiliklpKreu i SPAK

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

10:25 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

08:59 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku

09:58 : 24/06/2025
AKTUALITET

Përplasje interesash në SPAK/ Dumani shkarkon Krajën si drejtor, ja kë emëron në vend të tij

19:37 : 19/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Falkone shqiptar, Altin Dumani”/ Hoxha-Alibejt: O palaço, njihemi që kur haje fara te shkallët e pallatit

15:51 : 17/06/2025
Para
Liderët e partive kosovare

Sondazhi/ Cila parti do fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme?

TË GJITHA

VIDEO/ Pamjet nga zjarri i madh në Ksamil, pranë resortit “Arameras”

07:54 : 27/06/2025

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com