• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përpjekja e dëshpëruar për të shpëtuar SPAK

18:50 : 15/12/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Enton Alibekaj

Nata e 22 korrikut 2016 ka mbetur në histori si votimi i fundit unanim i Kuvendit të Shqipërisë. Pas shumë negociatash për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mëdha mes maxhorancës dhe opozitës, por edhe brenda vetë maxhorancës, pas shumë presioneve nga përfaqesuesit ndërkombëtarë brenda dhe jashtë vendit, Paketa e ndryshimeve Kushtetuese për t’i hapur rrugën Reformës në Drejtësi u miratua nga të gjithë.

Ishte shumë e vështirë për opozitën e atëhershme, madje edhe për LSI, aleaten e PS, qëtë pranonte draftin e hartuar nga Fatmir Xhafa, në bashkëpunim me OPDAT dhe EURALIUS bashkë me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur, e George Soros. Jo vetëm PD – në opozitë, por edhe LSI në maxhorancë, shikonin tek drafti tentativën e hapur të PS për të kapur Drejtësinë në mënyrë ekskluzive.

Negociatat e dështuara deri në ditën e votimit, pas ultimatumit të lëshuar nga Ambasada e SHBA, u rikthyen për të bërë ndryshime brenda ditës, deri në arritjen e një drafti të pranueshëm. Të gjitha dyshimet që mbetën pezull, pas votimit, do të korrigjoheshin me miratimin e 7 ligjeve që do të duheshin për implementimin e ndryshimeve Kushtetuese.

Që nga 7 ligjet e miratuara vetëm me votat e maxhorancës, duke shkelur marrëveshjen e 22 korrikut me opozitën, bekimi i  ndërkombëtarëve dhe veçanërisht SHBA, nuk reshti deri sot. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), më pas Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), që ishin hapi i parë i procesit të filtrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose institucionet e Vettingut, kaluan në shkelje të marrëveshjes me opozitën, pak përpara zgjedhjeve të 2017, kur opozita ishte në çadër për të kërkuar zgjedhje të lira. Sigurisht me bekimin e SHBA dhe miratimin e BE.

Lexo edhe:

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

Në Janar 2018, kaluan anëtarët e KLP dhe KLGJ pavarësisht kundërshtimeve dhe denoncimeve të opozitës. Edhe këto me bekimin e SHBA dhe miratimin e BE. Ndërsa maxhoranca po e çonte përpara Reformën në Drejtësi me votën e njëanshme të siguruar nga zgjedhjet e 2017, njerëzit e saj po depërtonin në çdo qelizë të drejtësisë, për ta marrë atë nën kontroll, ndërsa SHBA dhe BE mbështesnin çdo hap të hedhur pa opozitën.

E njëjta gjë ndodhi në shkurt 2020 kur maxhoranca tentoi të vjedhë me procedurë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që i takonte Presidentit. Mesazhet që diplomatët e huaj i çonin privatisht Ilir Metës, për të mbyllur sytë për Arta Vorpsin e betuar në noterinë e Lanës, tregonin se si ata po e shtronin rrugën për marshimine Edi Ramës drejt pushtimit total të institucioneve të Drejtësisë së re, pavarësisht paralajmërimeve dhe denoncimeve që opozita dhe media bënin.

Votimi i fundit për KLP i takon shkurtit të 2022, fillimit të këtij viti, kur maxhoranca e Edi Ramës, përsëri e injoroi opozitën duke e katandisur në emërim partiak procedurën e zgjedhjes së anëtarëve. Sigurisht me mbështetjen e Yuri Kim.

Nuk ishte muaj mjalti, por 3 vite mjalti, ato të ambasadores Kim me Kryeministrin, në procesin e kapjes së Drejtësisë nga një njeri i vetëm. Ajo drejtësi që deri në 2016 u shërbente të gjitha partive, duke u garantuar pandëshkueshmëri për secilin hajdut me pushtet dhe ndëshkim për çdo njeri të pambrojtur, shmangie nga drejtësia për çdo korruptues, deri sot ka ndryshuar vetëm në komponentin e parë. Tani i shërben vetëm Edi Ramës.

Nuk dihet kur e kuptoi këtë Ambasadorja e SHBA, por është e qartë kur filloi të mos i pëlqejë, për shkak të deklaratës së parë që bëri përpara 3 javësh, kur e pa që Edi Rama po ia merrte për herë të dytë kalanë e “Heronjve të fëmijëve tanë”, me të cilën mbulonte dështimin e Reformës. Aty ku ajo dhe shteti që përfaqëson kanë investuar më shumë, kanë përgatitur hetuesit e BKH-së, prokurorë dhe gjyqtarë, me shpresën se do të prodhojnë luftë kundër korrupsionit të niveleve të larta.

Nuk dihet kur e kuptoi Yuri Kim, por dihet kur ndezi alarmin për të kërkuar ndihmë që Rama të mos bëhet aksioneri i vetëm i SPAK-ut, si institucioni i vetëm ku autokrati dhe ambasada konkurojnë për influencë. SPAK- u është shpresa e fundit që investitorët e huaj të Drejtësisë së Re të mos e shohin të falimentuar flotën e peshkarexhave në kërkim të Peshqve të mëdhenj, që deri tani ka nxjerrë në breg vetëm cironka.

Është aq vonë për ta ndryshuar realitetin, sa e gjithë kjo përplasje do të vlejë vetëm që Yuri Kim dhe administrate e SHBA, të kuptojnë vetëm mënyrën se si Edi Rama e ka instaluar dhe po e instalon pushtetin absolut, se si ai përdori Ilir Metën për të hequr qafe Berishën, pastaj Bashën për të hequr qafe Metën, pastaj SHBA për të hequr qafe Bashën, Berishën dhe Metën dhe tani suhtrinë e re të Drejtësisë për të hequr qafe SHBA. Një mësim i mirë që Yuri Kim do ta marrë me vete, kur të na lërë këtu me inevstimin e saj 3-vjecar, regjimin e instaluar të Edi Ramës.

/Dosja.al/

Etiketa: Enton Alibekajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025
AKTUALITET

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

17:24 : 26/07/2025
AKTUALITET

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025
AKTUALITET

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

13:39 : 26/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

17:04 : 25/07/2025
Para

‘Bëjnë s*ks çdo natë'/ Njoftimi i pazakontë në Tiranë: Do njoftojmë policinë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com